E Diel, 1 Nëntor 2026

Pa rroga nje vit - Keqperdorimi i gazetareve ne Ballkan

Ata qe punojne ne media jane nje force e kualifikuar qe aktivizohet shpesh mbi bazen e profesionit te lire. Kjo keqperdoret jo rralle nga pronaret e mediave. Te ketij mendimi jane ne sindikaten e gazetareve te Serbise. Ne kete shtet sindikata eshte formuar ne vitin 2002 por ende ajo nuk ka forcen e duhur per ti mbrojtur te drejtat e te punesuarve ne media thote Dragana Cabarkapa kryetare e sindikates se gazetareve ne Serbi.

E palejueshme Gazetaret ne dy televizione serbe pa rroga nje vit

Ne dy mediume private ne Serbi TV5 ne Nish dhe ne Svetlost ne Kragujevc te punesuarit nuk kane marre rrogat per nje vit ata jane ne greve. Pronaret nuk i respektojne ligjet dhe nuk u lejojne te zhvillojne greven. Nuk ka gazetari ne profesion lire pa gazetare te cilet nuk kane guxim te pyesin per rrogat e tyre kjo eshte e pakuptimte thote Cabarkapa. Per problemet ne media ata kane informuar edhe federaten evropiane te gazetareve. Te organizohemi bashkarisht pet te kerkuar ndihme trajnim te shohim mundesite e organizimit sepse me te vertete ballafaqohemi me probleme te njejta. Nuk ka vende demokratike me gazetari te ketille thote Dragana Cabarkapa.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gazetat ditore serbe ne shitje Ne qender Blic

Gjendja e te punesuarve ne media ne Maqedoni

Ne Maqedoni te punesuarit ne media ne vazhdimesi jane ne shenjester ndersa vendet e punes gjithnje e me shume po behen te pasigurta nje numer i konsiderueshem i tyre jane te paditur edhe ne gjyq. Tamara Causidis kryetare e sindikatave te mediave ne Maqedoni kembengul Sindikata jemi te gjithe ne. Nuk eshte sindikata ndonje ministri e cila do ti trokase ne dere punesdhenesit. Armend Ibrahimi gazetar ne televizionin shteteror TVM mendon se sindikata e forte eshte ajo sindikate e cila prapa saj ka anetaresi besnike. Nje riorganizim i sindikatave te gazetareve eshte domosdoshmeri e kohes sipas tij kjo per shkak te pavaresise finansiare por edhe njekohesisht per shkak te rritjes se cilesise se punes dhe sherbimeve qe i kryejne gazetaret.

Gjendja ne Kroaci me shpresedhenese

Ne Kroaci gjendja me te punesuarit ne media eshte pjeserisht me e mire per te drejtat tyre mund te luftoje sindikata e cila ekziston me se njezet vite. Por kriza ekonomike i ka nxjerre prape ne siperfaqe problemet e te se kaluares. Punetoreve nuk u paguhen kontributet per sigurim te detyrueshem ose nuk u paguhen te ardhurat mujore ne keto probleme mes tjerash i tejkalojme me ndihmen e gjyqit. Kemi ankesa ne gjyq per mos respektimin elementar te gazatereve dhe njerezve te medias dhe lirshem mund te them se 99 e te ankesave i kemi fituar ne gjyq thote Marinka Bolkovac nga sindikata e gazetareve te Kroacise. Bashkepunimi dhe organizimi i sindikatave te vendeve te rajonit do te ishte kuptimplote sepse pothuajse te gjitha vendet perballen me probleme te natyrave te njejta. Nje bashkepunim i sindikatave mes shteteve te rajonit do te ishte me se i nevojshem per nje rritje te cilesise se punes edhe ne kete pjese te Evropes shprehet Armend Ibrahimi.

Autor Fatos Musliu

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›