Gjithnjë e më shumë të rinj në grackën e anoreksisë dhe bulimisë
Më shumë njerëz dhe më shumë të rinj në grackën e anoreksisë dhe bulimisë. Këto janë faktet në rritje, sipas librit të shëndetësisë dedikuar për përshtatshmërinë klinike, strukturore dhe funksionale në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të të ngrënit.
Rastet e shfaqjes së hershme të këtyre çrregullimeve, në përgjithësi ndodhin në mes të moshës 15 dhe 19 vjet.
Në kundërshtim, çrregullime të tjera të teë ngrënit, të tilla si sindromi i të ngrënit të pakontrolluar duket se nuk kanë moshë, që ndikojnë fëmijët dhe madje edhe të moshuarit, edhe në qoftë se ata arrijnë kulmin në moshën e rritur.
Gratë në përgjithësi janë më të prekurat, por edhe një shqetësim në rritje në mesin e meshkujve të cilët tani përbëjnë 5-10% të të gjitha rasteve të anoreksisë nervoze, 10-15% e të gjitha rasteve të bulimisë dhe më shumë se 30-40% të rasteve të sindromës së të ngrënit të pakontrolluar.