E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, hetimet zbulojnë krimin, 34-vjeçari hodhi të ëmën nga kati i katërt

Një tjetër krim i rëndë brenda familjes trondit vendin. Djali vret nënën duke e hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonin, pas një zënke për motive krejtësisht banale. D. Marku, 34 vjeç, tri ditë pasi ka varrosur të atin, i ka marrë jetën edhe nënës së tij, P. Marku . Ngjarja ka ndodhur tri javë më parë dhe D. Marku është arrestuar si i dyshuar për krimin e rëndë brenda familjes, që javët e fundit ka arritur shifra alarmante. 

Fillimisht është menduar si një ngjarje aksidentale dhe se gruaja mund të ishte vetëhedhur, pas vdekjes së të shoqit. Por më pas nga hetimet është zbardhur se bëhej fjalë për një vrasje brenda familjes dhe dyshimet kanë rënë direkt mbi të birin e Prenda Markut. 

34-vjeçari është arrestuar dhe vënë nën akuzën e vrasjes për shkak të lidhjeve familjare dhe pritet të dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t'u njohur me masën e sigurisë, pasi Gjykata e Shkodrës ka shpallur moskompetencën për rastin në fjalë. Kjo, pasi vepra penale për të cilën akuzohet D. Marku ka kaluar në kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda me ndryshimet e bëra së fundmi në Kodin Penal. 
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›