E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobe 10 mije euro farmacistit me lajmerim vdekjeje

I akuzuari Ilirjan Meno dergoi nje zarf me nje plumb brenda nepermjet te cilit kercenonte te demtuarin


TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet mbylli hetimet dhe dorezoi per gjykim dosjen penale ne ngarkim te Ilirjan Memos i akuzuar per gjobevenien ndaj nje farmacisti dhe akuzen e vjedhjes me arme te nje dyqani celularesh.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes sipas te cileve prokurori i ceshtjes Ened Nakuci e ka dorezuar per gjykim dosjen penale me nr. 81. Sipas kerkeses per gjykim prokurori Nakuci ka renditur te gjitha provat dhe deshmite e siguruara qe kane zbardhur ngjarjen e gjobevenies ndaj farmacistit te njohur ne Tirane dhe vjedhjen me arme te nje dyqani.


Nga hetimet disa mujore ka rezultuar e provuar se me date 28 gusht 2010 shtetasi me inicialet D.D. nder farmacistet e njohur ne kryeqytet ka dorezuar nje kallezim penal per gjobevenie. Po me kete date aty rreth ores 1745 minuta nje djale rreth 12 vjec ka hyre ne farmacine e tij qe ndodhet ne rrugen e Elbasanit dhe ka lene ne banak nje zarf dhe eshte larguar.


Pasi ka marre zarfin pronari i farmacise e kishte hapur dhe brenda saj kishte gjetur nje fishek nje flete funerali e pa plotesuar per njoftim vdekje dhe nje leter fletoreje e shkruar me germa kapitale me permbajtje kercenuese ne te cilen kerkohej qe pronari i farmacise te paguante si gjobe 10 mije euro dhe per kete ishte lene dhe nje numer celular per te komunikuar me personat te cileve do tiu paguhej gjoba-thuhet ne dosje. Nese nuk paguhej kjo gjobe letershkruesi kercenon pronarin e farmacise se nuk do te gjente qetesi dhe mund ti ndodhte cdo gje.


Ne ditet ne vazhdim kane vazhduar kercenimet me ane te mesazheve telefonike ne numrin personal te farmacistit duke i derguar edhe udhezime per menyren e pageses se gjobes. Farmacistit i kerkohej te hapte nje llogarie bankare ne nje banke te depozitonte sasine prej 6 mije eurosh ne te dhe pasi te merrej karta te dergohej kodi pin me mesazh kercenuesit-thuhet ne dosje.


Mesohet se zbulimi i autorit te ketyre kercenimeve eshte bere pas nje numer te madh veprimesh gjurmuese ku u identifikua shtetasi Ilirjan Memo si autor i kesaj gjobevenie. Identifikimi i gjobevenesit Memo eshte bere me 16 shtator 2010 dhe po ate dite eshte realizuar arrestimi i tij ku i eshte gjetur dhe sekuestruar aparati telefonik nga ishin nisur mesazhet kercenuese pasi kartat ishin hedhur-theksohet ne dosje por qe me pas eshte liruar per shkak te gjendjes se tij jo te mire shendetesore.


Pas arrestimit Memo nje ish-perdorues droge qe po mjekohej per detoksifikimin e tij ka pranuar se ka kercenuar farmacistin per shkak te gjendjes jo te mire ekonomike. Tashme pritet qe ndaj te pandehurit Memo te caktohet trupa gjyqesore qe do te gjykoje per kryerjen e akuzes se Shtrengimit me ane te kanosjes per dhenien e pasurise.


I akuzuari vodhi me arme ne qender te kryeqytetit

Pervec akuzes se gjobevenies ndaj te pandehurit Ilirjan Memo eshte ngritur edhe akuza e vjedhjes me dhune te nje dyqani celularesh ne rrugen Myslym Shyri ne Tirane.


Sipas kerkeses per gjykim ngjarja per te cilen akuzohet Memo ka ndodhur me 30 nentor 2010 ku aty rreth ores 1730 ka hyre ne dyqanin e shtetasit me inicialet R.H. te ndodhur ne rrugen Myslym Shyri Tirane ku ai tregtonte aparate celulare dhe aksesore te ndryshem duke e kercenuar me nje pistolete arme luftarake i ka marre nente celulare dhe aksesore te ndryshem. Pasi ka marre telefonat ka dale nga lokali duke u ndjekur nga vete pronari R.H.


Gjate kesaj kohe pronari i dyqanit ka njoftuar dhe policine e cila e ka kapur Ilirjanin tek hyrja e nje pallati prane shkolles Pjeter Bogdani. Ne momentin e kapjes ky i fundit kishte braktisur sendet e vjedhura dhe pistoleten ne katin e peste te hyrjes se pallatit ku ishte fshehur-thuhet ne kerkesen per gjykim. Tashme i pandehuri do te gjykohet edhe per akuzen e Vjedhjes me dhune pervec asaj te Shtrengimit me ane te kanosjes per dhenien e pasurise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›