E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shullazi braktis qeline mbaroi denimin

Ne burgun e Fushe- Krujes Emiljano Shullazi u prit dhe u shoqerua me nje supereskorte te miqve te tij


Ishte denuar me 7 vite e kater muaj burg per trafikim te lendeve narkotike ne Itali


TIRAN- Lirohet nga qelia burgut te Fushe-Krujes Emilajno Shullazi pas perfundimit te afatit te denimit prej 7 vitesh e 4 muaj burg te dhene ndaj tij per trafik droge. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve atyre prane burgut te Fushe-Krujes dhe shokeve te tij.


Sipas ketyre burimeve konfirmohet se ne oren 1100 te paradites se djeshme Shullazi la mbrapa dyert e hekurta te institucionit te vuajtjes se denimit dhe eshte larguar ne drejtim te vendbanimit te familjes se tij ne Durres.


Para portes se burgut qe ndodhet ne periferi te Fushe- Krujes Shullazi eshte pritur nga nje numer i madh autoveturash te shokeve dhe miqve te tij te cilet me pas e kane shoqeruar drejt Durresit. Ishin rreth 15 makina te ndryshme dhe shume persona te cilet sapo Emiljano Shullazi doli nga porta e rrethimit te burgut e kane pritur me ovacione dhe duartrokitje.


Me pas Shullazi eshte takuar me te gjithe shoket e tij qe e prisnin dhe se bashku me ata kane krijuar nje autokolone te gjate makinash qe jane drejtuar drejt qytetit te Durresit-thuhet nga burimet prane Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.


Vete Shullazi para se te hynte ne makine sipas njerit prej shokeve te tij i pranishem ne kete pritje eshte kthyer me fytyre nga burgu dhe duke peshperitur eshte shprehur se mos me pafshi kurre me ketu.


Te pyetur per kete lirim zyrtaret e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve jane shprehur se lirimi i Shullazit ka ardhur bazuar ne rregulloren e burgut dhe ligjin pasi i ka mbaruar afatit i denimit prej 7 vite e 4 muaj burg.


Lirimi i tij eshte bere per shkak se nga perllogaritja e mases se denimit dhe diteve te qendrimit ne burg ka rezultuar se shtetasi Emiljano Shullazi ka mbaruar masen e denimit. Bazuar ne rregulloren e burgut dhe ligjin shtetasi Shullazi eshte liruar-thane zyrtaret e burgut.


Vetem pak muaj me pare ka perfunduar maratona gjyqesore ndaj shtetasit Emiljano Shullazi ku perfundimisht eshte denuar nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda ne aplikim te gjykimit te shkurtuar me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie.


Nderkohe para se te marre kete vendim ai ishte denuar per armembajtje pa leje me 1 vit e 6 muaj burg qe ne total ka vuajtur 7 vite e 4 muaj burg.


Sipas vendimit te formes se prere Shullazi eshte denuar se bashku me te pandehurin Ergys Ferhati per akuzen e trafikimit te droges drejt shtetit italian ne bashkepunim edhe me shtetasit e denuar tashme Erges Ymeraj Erjon Gogaj Selfo Driza dhe Lutfi Shabani.


Nga vendimi thuhet se Shullazi ne bashkepunim me te pandehurit e sipercituar kane trafikuar nga Shqiperia ne Itali nje sasi prej rreth 55.4 kg heroine dhe 100 kg perzieres. Sasi kjo e cila eshte sekuestruar ne Itali duke i arrestuar njekohesisht edhe korrieret e kesaj sasie droge qe kalonin nga porti i Durresit ne portet e shtetit fqinje.


Te pandehurit me ane te bashkepunetoreve te ndryshem siguronin drogen nga Turqia me ndihmen e nje furnizuesi me emrin Mehmet dhe me pas nga Shqiperia e dergonin ate ne laboratorin e perzierjes qe ndodhej ne Milano te Italise.


Brenda nje viti autoritetet italiane kane mundur te sekuestrojne rreth 54.4 kg heroine dhe 100 kg lende e perdorur per perzieres droge qe transportohej nga korriere shqiptare kroate turq italiane e gjermane. Kjo sasi droge eshte derguar nga dy grupe nga Shqiperia dhe levizte ne itinerarin Turqi-Bullgari-Maqedoni- Shqiperi e me pas dergohej ne Itali me transportues te ndryshem.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›