PD-ja çel fushatën, Berisha: Shqipëria, rotacion Ramës më 23 qershor
Tiranë- Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht në mbrëmje fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit, për të cilën shefi i qeverisë tha se do të jetë fushata më e civilizuar, dhe e vlerave që demokratët besojnë.
Në fjalën e tij të gjatë përpara simpatizantëve të mbledhur në sheshin ‘Nënë Tereza’, kryeministri i vendit Sali Berisha u kërkoi votën qytetarëve shqiptarë për një mandat të tretë qeverisës për koalicionin e Partisë Demokratike, duke nxjerrë në pah ato që sipas Berishës ka bërë opozita për të penguar zhvillimin e vendit.
Kreu i ekzekutivit u shpreh i bindur për fitore në 23 qershor, kur tha se Ramës këtë herë, rrotacionin do t’ja japë Shqipëria:
“Zoti Basha, demokratët e Tiranës dhe Shqipërisë të falenderojnë ty për rotacionin që i bëre zotit Rama, po herën e dytë, miqtë e mi, rrotacionin e dytë ja bëri Koço Kokëdhima, të tretin do tja bëjë Tirana, do tja bëjë Shqipëria.
Sipas tij, në kutitë e votimit përballen dy alternativa, ajo e vokacionit perëndimor dhe punësimit, dhe për opozitën tha se është alternativa e bllokimit dhe e rritjes së taksave.
Zgjedhjet e 23 qershorit, janë për çdo qytetar shqiptar, zgjedhja e madhe për vitet që vijnë, më 23 qershor qytetarët shqiptarë dhe qytetarët e Tiranës, janë të ftuar të vendosin alternativën për modelin e vokacionit të tyre perëndimor.
Alternativa tjetër ka faktuar se nuk është shkulur nga trashëgimia e saj, nga ajo që bëri gjithçka për ta vendosur kombin jashtë hapësirës perëndimore. Ajo alternativë në 20 vite bëri gjithçka për të bllokuar integrimin në Këshillin e Evropës,,,,, për tju lënë pa viza, për të mos lëvizur të lirë në Evropë, për të privuar nga pasaporta e shkëlqyer e statusit të vendit kandidat. Ajo altenrativë sot me cinizëm ekstrem e quan veten Aleanca e Shqipërisë Evropaine, e vërtetë kjo sa çështë e vertetë zotimi i 1 prillit.
Gjatë hapjes së fushatës së PD-së në sheshin ‘Nënë tereza’
23 është dita e gjykimit tuaj, historik, dita e gjykimit tuaj të madh. Te kutitë e votimit përballen 2 filozofi, dy qëndrime, yni që ka në thelb, synon lirinë tuaj, besim të pakufishëm tek iniciativa juaj e lirë, pasuria e saj….Inisiativa që besojme në një qeveri në shërbim të qytetarit…
Altenrativa tjetër është alternativa e besimit tek diktati shtetëror, diktati qeveritar, e taksave të larta, e pushtimit të hapësirave të inisiativës së lirë. Sa qeverisi Tiranën, 2-3 fishoi takasat, tani kalon nga një qytet në tjetrin si hije Nastradini e u thotë se do heqim taksat, është alternativë e shkatërrimit të vendeve të punës, e largimit të investitorëve të huaj, e bllokimit të zhvillimit ekonomik”,- tha Berisha.