Presidenti Topi kthen ligjin per akcizat
TIRAN- Presidenti i Republikes Bamir Topi ka refuzuar dje qe te dekretoje ndryshimet e bera nga mazhoranca ne ligjin per akcizat. Keto ndryshime rrisnin ndjeshem taksat per mallrat e konsumit te gjere si duhani dhe alkooli. Ne kete ligj mazhoranca kishte parashikuar edhe dhenien me koncesion te sistemit te pullave fiskale procedure kjo e kundershtuar fuqimisht nga biznesi dhe opozita. Dhenia me koncesion e pullave rrit tatimin e produkteve duke rritur automatikisht edhe cmimin e tyre ne treg. Madje opozita ka hedhur akuza te forta se dhenia me koncesion e sistemit te pullave fiskale eshte kryer ne kundershtim me ligjin duke favorizuar kompani prane kryeministrit Berisha dhe ministrit te Financave Ridvan Bode.
Me lejoni tiu bej me dije se kam vendosur te mos e shpall por ta kthej edhe nje here per rishqyrtim ne Kuvend ligjin per akcizat. Arsyeja per te cilen nuk e dekretova kete ligj lidhet kryesisht me ndryshimin dhe shtesat qe i behen nenit 24 te ligjit ekzistues Per akcizat ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar dhe shtojces bashkelidhur ketij ligji- tha dje Presidenti Topi. Ai shpjegoi se ndryshimet qe i jane bere ketij ligji bien ne kundershtim me marreveshjen e Stabilizim - Asociimit qe ne kemi nenshkruar me BE-ne.
Ne kete akt ligjor eshte percaktuar Qe nga data e hyrjes ne fuqi te kesaj marreveshjeje nuk vendosen detyrime doganore te reja per importet ose eksportet ose tarifa te reja me efekt te njejte me to dhe nuk rriten as ato qe zbatohen tashme ne tregtine ndermjet Komunitetit dhe Shqiperise.
Sipas arsyetimit ligjor qe ka bere Presidenti i Republikes ne vetvete ky ligj ndryshon tarifat e percaktuara para hyrjes ne fuqi te Marreveshjes se Stabilizim - Asociimit marreveshje e cila ne hierarkine e normave ligjore vjen pas Kushtetutes. Vendosja e ketij rregullimi te ri ligjor prish parimin e nje sistemi ekonomik te bazuar ne ekonomine e tregut sanksionuar kjo dhe ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe passjell nje trajtim diskriminues per prodhuesit vendas- tha presidenti Topi.
Kreu i shtetit e ka lidhur mos dekretimin e ketij ligji edhe me problemin e koncesionit te pullave fiskale. Sipas vleresimit tim ndryshimet e shpejta ne ligjin e paraqitur per shpallje vijne si pasoje e hyrjes ne fuqi te kontrates se koncesionit per prodhimin dhe shperndarjen e pullave fiskale kontrate e cila kerkon implementimit e disa ndryshimeve te kuadrit ligjor ekzistues brenda nje afati shume te shkurter kohor perfshire ketu edhe ligjin per akcizat.
Ndryshimet e shpejta pervecse nuk sjellin pritshmerine e deshirueshme mund te shkaktojne nje efekt teresisht te kundert- tha Presidenti Bamir Topi. Ne gjykimin e tij miratimi i ligjit mund te sjelle probleme te konsiderueshme per biznesin vendas dhe mund te shoqerohet me humbje te vendeve te punes. Me te prekurit do te jene pikerisht punonjesit e industrise qe ka lidhje me duhanin alkoolin kafene karburantet etj. Ne fund te arsyetimit te tij kreu i shtetit i ben thirrje deputeteve qe te tregohen me te pergjegjshem dhe te rishqyrtojne kete ligj ne menyre qe ti sherbeje qytetareve.
Argumentet e Presidentit
Ndryshimet ne ligj jane ne kundershtim me marreveshjen e Stabilizim - Asociimit e cila thote Qe nga data e hyrjes ne fuqi te kesaj marreveshjeje nuk vendosen detyrime doganore te reja per importet ose eksportet ose tarifa te reja me efekt te njejte me to dhe nuk rriten as ato qe zbatohen tashme ne tregtine ndermjet Komunitetit dhe Shqiperise.
Vendosja e ketij rregullimi te ri ligjor prish parimin e nje sistemi ekonomik te bazuar ne ekonomine e tregut sanksionuar kjo dhe ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe passjell nje trajtim diskriminues per prodhuesit vendas- tha presidenti Topi.
Miratimi i ligjit mund te sjelle probleme te konsiderueshme per biznesin vendas dhe mund te shoqerohet me humbje te vendeve te punes. Me te prekurit do te jene pikerisht punonjesit e industrise qe ka lidhje me duhanin alkoolin kafene karburantet etj.
mimi i pullave sipas llojit
Duhan 20 euro/1 000 cope
Alkool 32 euro/1 000 cope
Birre 22euro/1 000 cope
Koncesioni
Sipas kontrates buxheti i shtetit pritet te marre 2 per qind te fitimit qe do te kete kompania. Koncesioni ka nje kohezgjatje 10 vjecare dhe kompania pritet te investoje 10 milione euro. Me pare prodhimi i pullave fiskale ka qene monopol i shtetit por ne pamundesi per ta administruar ate qeveria mendoi si zgjidhje dhenien me koncesion tek privatet
Kostoja
Dhenia me koncesion e ketij sherbimi eshte pare si zgjidhja me e mira nga qeveria por kjo pritet te kete kosto tek konsumatoret. Me pare cmimi i pulles ishte i perfshire ne akcizen e mallit ndersa tani ajo do te paguhet ndarazi. Pervec kesaj pullat e reja do te rrisin me te pakten 3.3 leke cmimin e nje pakete cigare 3.6 leke ate te nje birre dhe 5.3 leke te nje shishe vere
mimi
mimi qe duhet te paguaje nje prodhues apo importues i mallrave te akcizes do te jete 20 euro per 1 000 cope pulla cigaresh 32 euro per 1 000 cope pulla pijesh te tjera alkoolike dhe 22 euro per 1 000 cope pulla birrash. Koncesionari do te beje prodhimin si dhe mbikeqyrjen e te gjithe procesit te pajisjes se mallrave me pulla akcize