Gjobevenia ndaj Bombajt shoku i Stresit 16 ore ne qeli
TIRANE- Mbahet 16 ore i arrestuar dhe me pas lirohet nga policia shoku i kengetarit Stresi Relando Kurti i cili akuzohet nga prokuroria si gjobevenesi i regjizorit Leonard Bombaj. Urdheri per lirimin e tij eshte dhene nga Prokuroria e Krimeve te Renda pasi sipas saj Gjykata e Larte pak kohe me pare ka vendosur rezimin e mases se sigurise te arrestit ne burg duke i caktuar Kurtit mesen e detyrimit per paraqitje. Ndalimi i bere nga efektivet e komisariatit nr.3 eshte shpallur i paligjshem te cilet per pasoje pasi kane mbajtur te izoluar 16 ore me rradhe 26 vjecarin e kane lene serisht te lire. Per lirimin nga ambjentet e dhomave te izolimit ne komisariatin nr.3 ka asistuar dhe avokati i tij Remzi Ponari i cili mesohet se i ka vene ne dispozicion efektivave te policise vedimin e Gjykates se Larte qe tregon percaktimin e mases se sigurimit per shtetasin Relando Kurti. I kontaktuar ne telefon nga gazeta Shqiptarja.com avokati Ponari ka sqaruar se ndalimi i klientit te tij eshte bllof duke u kryer ne menyre te paligjshme si dhe shkelur lirite themelore te te drejtave te njeriut pasi eshte mbajtur 16 ore ne burg ne menyre te padrejte. Avokati i 26 vjecarit Relando Kurtit qe akuzohet nga prokuroria per akuzen e Shtrengimit dhe kanosjes me qellim marjen e pasurise te rregjizorit Leonard Bombaj tregon se policia i ka mbajtur dhe sendet personale te te arrestuarit per shkak se ishte larguar punonjesi qe mban celesat e kasafortes.
ARRESTIMI I KURTIT
Ne oren 0030 te mesnates efektiva te komisariatit nr.3 ne kryeqytet kane shkuar ne banesen e ish-kolegut te tyre policit Relando Kurtit qe ndodhet ne rrugen e Kavajes. Ky i fundit sapo ka hapur deren u ka kerkuar vizitoreve arsyet e ardhjes se tyre ne banesen e tij. Pikerisht ne kete moment punonjesit e policise i kane kerkuar 26 vjecarit qe te shkonte me ta pasi kane urdher nga Prokuroria e Krimeve te Renda per arrestimin e tij. Mirepo ne kete moment 26 vjecari qe se bashku me kengetarin Stresi dhe tre persona te tjere qe akuzohen nga prokuroria se i kane vene nje gjobe prej 25 mije euro regjizorit Leonard Bombaj ka kundershtuar te shkoje me policet duke i nxjerre nje kopje te vendimit te Gjykates se Larte. Serisht kjo gje nuk i ka bindur efektivet e komisariatit nr.3 te cilet jane shprehur se vendimi i gjykates nuk i kishte mberitur zyrtarisht dhe se ata ne dore kishin vetem urdherrin per arrestimin te nxjerre nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Nisur ne keto kushte 26 vjecari i eshte bindur urdherit te policise duke shkuar me ta ne komisariatin nr.3 ku eshte mbajtur per 16 ore i izoluar.
LIRIMI NGA QELIA
Nderkohe qe avokati i tij Remzi Ponari diten e djeshme ka shkuar ne zv/drejtuesi i Prokurorise se Krimeve te Renda ku e ka vene ne dijeni rreth veprimeve te paligjshme te punonjesve te policise. Ponari tregon se pasi i ka vene ne dispozicion vendimin e Gjykates se Larte zv/drejtuesi ka firmosur urdherin e lirimit i cili i eshte komunikuar menjehere Drejtorise se Policise Tiranes. Avokati shton se pas kesaj eshte bere lirimi i klientit te tij. Mirepo pavaresisht lirimit 26 vjecarit nuk i jane dhene sendet e tij personale si telefoni dhe portofoli per shkak se punonjesi qe mbante celesat e kasafortes se provave ishte larguar. Tashme keto sende pritet te meren diten e Hene.
sg/shqiptarja.com