E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaksinat skemae re per 2012

TIRANE- Vaksinat jane shume te rendesishme per shendetin e popullates pasi ato parandalojne shfaqjen e semundjeve te ndryshme. Ne varesi edhe te politikave shendetesore te nje vendi te gjithe individet e popullates duhet te bejne vaksinat e detyrueshme per kategorine e tyre pasi ne te kundert ne nje moment te caktuar kohe ata mund te kthehen ne portatore dhe burim infeksioni per pjesen tjeter te popullates.
Virusi human i papilomes
Vaksina e virusit human te papilomes nuk rekomandohet tani vetem tek seksi femer. Duket se rekomandimet jane shtrire ne te dyja gjinite sidomos nga mosha 11vjecare deri ne ate 21 vjecare. Ne raportet me partnere te se njejtes gjini edhe tek meshkut keshillohet qe vaksina te behet edhe pas moshes 26 vjecare.
Hepatiti B
Rekomandimet e reja per vaksinat e virusit te hepatitit B perfshijne te gjithe ata individe te cilet jane diagnostikuar me diabet perpara moshes 60 vjecare. Mendohet qe midis moshes 23-59 vjec keta individe kane nje risk te larte per te zhvilluar simptomat e hepatit B si rezultat i uljes se forcave imunitare.
Difteria tetanozi dhe kolla e mire
Rekomandimet per kete vaksine kane te bejne me rritjen e mbrojtjes ndaj Kolles se mire. Mbrojtja e femijeve te mosha pedriatike realizohet me efektshmeri te larte nga vaksnimi i pjesetareve te familjes duke perfshire edhe ata mbi 65 vjec. Ndyshimet ne skemat e reja perfshijne imunizimin e nenave shtatzena te cilat mund te kalojne ne gjakun e fetusit te tyre antitrupat kunder mikroorganizmit.
Gripi
Ne rekomandimet e fundit alergjia ndaj vezes nuk perben me nje kunderindikim ndaj vaksines se gripit. Gjithsesi keta individe duhet te vaksinohen vetem me formen inaktive te virusit pasi u studiua vetem kjo forme. Cdo kush mbi 6 muajsh duhet te vaksinohet kunder gripit duke perfshire ketu edhe punonjesit e shendetesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›