Gjobiten 5 firma ndërtimi, nuk kishin leje mjedisore
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Inspektorët e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave kanë gjobitur pesë firma private, që po punojnë për ndërtimin e superstradës Korçë-Qaf-Plloçë. Këto të fundit rezultuan pa leje të mjedisit në ushtrimin e aktivitetit të tyre. Kryetari i zyrës Rajonale të Mjedisit, Paqësor Cane, bëri të ditur për mediat se pesë firmat u gjobitën me nga 500 mijë lekë secila, pas një kontrolli të ushtruar nga kryeinspektor Dritan Arapi dhe specialisti për mjedisin, Klodian Aliu. Më tej kryetari Cane vuri në dukje se firmave u është lënë afat që të plotësojnë dokumentacionin e duhur deri në fund të muajit qershor, në të kundërt do të ketë penalizime të rënda ndaj tyre. Dy specialistët e Ministrisë së Mjedisit, ushtruan dje kontrolle dhe në 5 firmat private të guroreve, që ushtrojnë aktivitet përkatësisht në rrethet Korçë dhe Pogradec. Sipas Canes, aktiviteti i këtyre firmave në gurore ka qenë i rregullt përsa i përket lejeve të mjedisit dhe rrezikut që ato kanë për ndotjen e ambientit pranë zonave të banuara.
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008