“Me paratë që fitoj nga kënga mbaj dy familje”
Autori i Lajmit: Red.
A është e vërtet se për herë të parë keni kënduar në Zagreb?
Po, fillimisht ka qenë viti 1990, pastaj kam kënduar në Kosovë, Maqedoni, dhe kështu në gjitha trojet shqiptare.
Thuhet se keni realizuar shumë albume me këngë të zhanereve të ndryshme, sa albume keni deri tani?
Po kam kënduar këngë të zhanereve të ndryshme, si popullore dhe argëtuese dhe kryesisht ritmike. Deri tani me sukses të madh kam arritur të realizoj mbi 14 albume, dhe besoj se nga rinia shqiptare janë pritur me një entuziazëm të madh. Kjo më bën që të punoj edhe më shumë.
Shumica e këngëtarëve shprehen se nuk këndojnë Tallava. Po ju ?
Unë po, këndoj Tallava, edhe atë me gëzim shumë të madh, sepse për momentin atë po e kërkon rinia shqiptare. Është e vërtetë që shumë këngëtarë në diasporë këndojnë Tallava, por në intervista e fshehin atë, nuk e di pse, unë asnjëherë nuk mundem të largohem nga realiteti, të mësohen edhe ata kështu.
Po Estrada pse e kritikon ashpër këtë zhanër?
Nuk e di pse na kritikojnë neve që këndojmë kështu, ku të gjithë i këndojnë këngët tona. Si mos të kishim qenë ne, ku do ti mësonte “Estrada” këngët tona tallava, që këndon këtu në diaporë. Na imitojnë këngët për të fituar sa më shumë dhe kur kthehen në Kosovë në media elektronike dhe të shkruara na kritikojnë se këndohet në diasporë Tallava, për mua është tradhëti që i tregon fytyrën e vërtetë të tyre.
Asnjëherë nuk ju kemi parë në RTK, pse?
Shumë e qartë është, sepse jam nga Maqedonia, dhe jetoj në Zvicër, fatkeqësisht nuk jam në Kosovë, që t`ia mbush xhepat çdo ditë nga 1000 Sfr, siç është detyrim për të transmetuar një videoklip.
Por ju a paguani tatim të pasurisë, që merrni nga kënga?
Detyrimet shtetërore në Zvicër, i kryej të gjitha në rregull. Por për diasporën Ministrat e Kulturës së Kosovës dhe Maqedonisë, që të dy shqiptarë, nuk kanë bërë asgjë për diasporën, e pse të paguaj unë atje. Por në vend të tatimit për Kosovën, për herë të parë e them publikisht, se i mbaj financiarisht 2 familje në Kosovë, që të jetojnë. E kam detyrim që nga ato të holla që i fitoj, duke kënduar, t`ia dhuroj këtyre familjeve, gjerë sa të jem aktiv në këngë.
Shumë kërkesa keni në shumë vende jashtë Zvicrës. Por ju kemi parë shumë rrallë?
Po, është e vërtetë, kam qenë i përqëndëruar në Zvicër, me kontratë pune, dhe disa obligime profesionale. Por, tani besoj se do të jem prezent në shumë vende të tjera jashtë Zvicrës.
Ju jetoni në Zvicër, sa jeni i pranishëm në vendlindje?
Edhe pse jetoj dhe këndojë në Zvicër, vendëlindjen asnjëherë nuk e harroj, sidomos gjatë sezonit veror jam shumë e pranishme atje, zakonisht jam në Preshevë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj. Këto vende asnjëherë nuk i harroj, dhe gjithmonë do të jem pranë tyre.
Kënga “Kur jam një djalë i ri” është bërë hit, dhe e dëgjojnë mosha të ndryshme?
Po, kam marë shumë falenderime, dhe urime për këtë këngë. Kjo është këngë e vjetër popullore, por e kam marrë dhe e kam përpunuar dhe kënduar, që mos t’i humbur vlera asnjëherë.
Tani keni realizuar edhe 3 këngë, ku një prej tyre “Dita edhe Nata” është duke bërë bujë.
Po e kam realizuar kohët e fundit, është një këngë ritmike, që rinin tonë e prek shumë, sepse është këngë e kohës. E këndoj edhe shumë herë LIVE, dhe e shoh se është duke u mirëpritur nga të gjithë kjo këngë.
Një nga këngët tuaja që ka lënë gjurmë është “Azilant”, e tani ju vetë jeni një emigrate në Zvicër?
Po, këngën “Azilant” e kam kënduar me shumë dhimbje, sepse në atë kohë ishte koha kur rinia shqiptare me të madhe ëndërronte jetën jashtë vendlindjes, shkaku i represionit dhe dhunës, prandaj e kisha detyrim që t`ia kushtoj një këngë, por asnjëherë nuk kam menduar se edhe vetë do të jetoj jashtë vendlindjes.
Por Albumi juaj, i ardhshëm?
Po, jam duke punuar në këtë drejtim, ku para pushimeve verore, fansat e mi, do ta kenë në duar albumin tim të ri, i cili do të ketë këngë, popullore, argëtuese, dhe ritmike.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2008