E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetitë e gjetheve të manaferrës për stomakun, majasëllin dhe diabetin

Autori i Lajmit: red.
Në mjekësinë popullore përdoren frutat, gjethet, lastarët e njomë dhe rrënjët. Gjethet e reja mblidhen në qershor- korrik dhe thahen në hije në shtresa të holla.

Vetitë dietike dhe fitofarmacautike
Frutat e manaferrës konsumohen të freskëta pasi piqen mirë; me to përgatitet reçeli i cilësisë së mirë. Me frutat e manaferrës bëhet verë, uthull dhe raki. Vera ka vlera të mira mjekësore. Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, Vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu, edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mirë. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës, si dhe në formë kompresash (leckash) me përdorim të jashtëm. Gjethet e manaferrës kanë veti rrudhëse, djersitëse dhe qetësuese. Ato ndikojnë edhe në uljen e temperaturës. Në këto raste përdoret infuzi, i cili përgatitet si vijon: Merren 6-10 gramë gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të valuar, duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla, në gjendje të vakët. Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegje në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpërlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në mishrat e dhëmbëve. Ky çaj është shumë rezultativ dhe kundër hemorroideve (majasëllit) dhe në sëmundjen e sheqerit. Për të ndaluar hemorragjinë e hemorroideve, zbatohet këshilla:
Një çaj shumë i dobishëm për organizmin
Merren 100 gram gjethe manaferrash dhe hidhen në një liter ujë. Këto zihen jo më shumë se 10 minuta. Nga çaji i përgatitur, pihen tri gota në ditë, për tri ditë rresht. Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra), ata me sëmundje të stomakut bile për çdo njeri, qoftë edhe i shëndoshë, çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por, përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e tij.
Gjethet e thara të manaferrës janë përdorur në sëmundjet e mushkërive për ndalimin e gjakut. Këto përdoren në formë dekokti, duke i dhënë të sëmurit nga 4-5 gota në ditë, me mjaltë ose me sheqer.
Këshilla për përdorim kundër sëmundjes së sheqerit: Merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen të zihen në një litër ujë. Nga lëngu i kulluar, i sëmuri merr tri herë në ditë nga një filxhan para buke. Përfundime të mira japin edhe frutat e manaferrës, të cilat mund të konsumohen të freskëta, si dhe në formë çaji me verë: Merren 150-200 gramë fruta manaferre, zihen në një gotë të mbushur me verë. Nga lëngu i prodhuar merren çdo ditë 1-2 gota të vogla, në gjendje të ngrohtë.
Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urinës, me kollë etj. Kundër dizenterisë përdoret kjo këshillë praktike:
Merren rreth një kg fruta manaferre dhe pasi shtypen, vihen të zihen për gjysmë ore në një enë ku është hedhur një gotë me ujë. Nga lëngu i fituar, pasi kullohet, merren 3-4 lugë gjelle në ditë.
Kundër astmës përdoret kjo këshillë: Merren një sasi frutash manaferre dhe thahen. Pastaj, bluhen në mullirin e kafesë. Nga pluhuri i përfituar merren 2 lugë kafeje, esëll duke përcjellë me qumësht ose me ujë. Pluhuri i formuar nga bluarja e manaferrave të thara përdoret edhe kundër hemorroideve:
Merren tri here në ditë, para buke, nga një lugë kafeje nga ky pluhur.
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›