E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobiten farmaciste e mjeke familjeje abuzonin me barnat e rimbursueshme

Mjeke e farmaciste abuzojne me listen e barnave te rimbursueshme. Mjeket e familjes kufizojne listen e barnave te rimbursueshme ndersa farmacistet rimbursojne ilace pa i pasur ne farmaci. Ne kontrollet e ushtruara nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor jane vendosur gjoba deri ne nderprerje kontrate. Drejtori i Drejtorise se Kontrollit Paresor dhe Farmaceutik Pjerin Kodracaj tha Jane ushtruar kontrolle per identifikimin e shkeljeve abuzimeve si dhe zbatueshmerine e detyrimeve kontratatuale qe ISKSH-ja lidh me subjektet ofruese te sherbimeve shendetesore ne zbatim te skemes se sigurimeve. Keshtu gjate vitit 2010 jane organizuar kontrolle ne lidhje me zbatimin e kontrates me qendrat shendetesore mjeket e pergjithshme dhe te familjes te kontraktuar me keto qendra subjektet farmaceutike depot importuese e distributore si dhe spitalet rajonale me kontrate me ISKSH-ne per 6-mujorin e pare te 2010. Ne muajt ne vazhdim do te kete kontrolle te rrepta dhe te befasishme ndaj qendrave shendetesore dhe farmacive nese ato do te thyejne rregullat nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor. Ky intensifikim i kontrolleve do te nise pasi jane konstatuar shkelje nga mjeket ndaj te cileve jane vendosur gjoba si dhe masa te tjera disiplinore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›