E Diel, 1 Nëntor 2026

Part-time me te njejtat procedura pranimi si sistemi me kohe te plote

Burime nga Ministria e Arsimit bejne te ditur se po punohet per realizimin e plote te strategjise se arsimit te larte brenda dy viteve

Sistemi me kohe te pjesshem do te kete te njejtat procedura pranimi si sistemi me kohe te plote ne rastin me te vone vitin akademik 2012-2013 pa u perjashtuar mundesia qe kjo te perfshihet brenda vitit te ardhshem akademik. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences bene te ditur dje per Standard se detyrimet qe lindin nga strategjia per arsimin e larte te miratuar ne vitin 2008 do te zbatohen brenda dy viteve te ardhshme akademike mundesisht brenda vitit qe po vjen.

Part-time

Ne kete strategji parashikohet zvogelim i numrit te studenteve qe studiojne me kohe te pjesshme duke rritur cilesine e tyre. Sistemi i studimeve me kohe te pjesshme nuk duhet te sherbeje si alternative per maturantet qe nuk plotesojne kriteret per tu regjistruar ne studimet me kohe te plote. Efekti i ketij ndryshimi do te jete zvogelimi ne menyre te ndjeshme i numrit te studenteve me kohe te pjesshme qe do te coje ne zvogelimin e te ardhurave per IAL dhe per personelin akademik ndash percaktohet ne kete strategji.

Ne kete menyre sistemi me kohe te pjesshme do te shihet si nje mundesi e te nxenit gjate gjithe jetes. Politika per kete forme studimi duhet te jete pjese e nje strategjie me te gjere per te nxenit gjate gjithe jetes perfshire mundesite e hapura. Keto ceshtje jane komplekse dhe plani i veprimit parashikon ngritjen e nje grupi pune per sistemin e studimeve me kohe te pjesshme dhe te nxenit gjate gjithe jetes i cili te analizoje gjendjen dhe te pergatise rekomandimet e duhura ndash percaktohet ne strategji.

Problematika

Sipas dokumentit te propozuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences dhe e miratuar nga Keshilli i Ministrave aktualisht shume nga ata qe mbarojne shkollen e mesme ndjekin studimet me kohe te pjesshme pasi rezultatet e tyre kane qene te pamjaftueshme per te fituar studimet me kohe te plote ne deget qe kane synuar.

Ndonese kjo permbush nje pjese te kerkeses ky nuk eshte qellimi kryesor per kete forme studimi i cili duhet te jete per ata studente qe nuk kane mundesi reale per te ndjekur studimet me kohe te plote p.sh. per ata qe jane te punesuar. Ekzistojne edhe shqetesime te tjera ne lidhje me formen e organizimit te studimeve me kohe te pjesshme ndash thuhet ne dokument.

Problematikat jane te ndryshme. Se pari standardet e hyrjes per studentet me kohe te pjesshme duhet te jene te barasvlershme me ato te studenteve me kohe te plote perndryshe standardet e AL ne teresi do te pesojne renie. Nese maturantet do te jene te formuar per te ndjekur studimet e larta sistemi duhet te jete ne gjendje ti pranoje me kohe te plote nese nuk i plotesojne keto standarde atehere ne asnje menyre ata nuk duhen pranuar ndash sqaron strategjia.

Se dyti vlera e arsimimit me kohe te pjesshme merret e barasvlershme me ate me kohe te plote nderkohe qe numri i oreve te studimeve eshte vetem sa dy te tretat. Dicka qe duket se eshte zgjidhur tashme. Nderkaq sipas strategjise tarifat qe paguhen nga studentet me kohe te pjesshme sigurojne nje te ardhur shtese te konsiderueshme per personelin akademik dhe kjo perben rrezik per te shmangur vemendjen e tyre nga mesimi te studentet me kohe te plote duke e parashtruar kete si problem me vete.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›