Miratohen konventat per te drejtat e femijeve
Keshilli i Ministrave miratoi dje dy konventa per te drejtat e femijeve te cilet u cilesuan nga Kryeministri Berisha si te rendesishme per kuadrin ligjor shqiptar qe merr tashme standardet me te mira dhe me te merituara ne qendrimin ndaj femijeve.
Duke theksuar rendesine e jashtezakonshme te konventave Kryeministri u shpreh se tashme del si detyrim shqyrtimi i ligjeve te tjera qe lidhen me kete fushe duke plotesuar me perparesi nese eshte e nevojshme mungesat ne kete drejtim.
Mendoj se me keto dy konventa kuadri yne ligjor ne qendrimin ndaj femijeve merr standardet me te mira dhe me te merituara. Konventa e pare ka te beje me te drejtat e femijeve ne proceset gjyqesore. Detyrimi e perfilljes e perparesimit te interesit me te larte te femijes ne te gjitha keto procese ne menyre qe tu jepet garancia me e madhe e mundshme dhe mbrojtja me e mire. E dyta ka te beje me femijet qe lindin jashte martese. Me detyrimin ligjor te njohjes se nenes detyrimin vullnetar dhe ligjor te njohjes se babait por edhe te rrethit familjar. Nuk mund te kete femije qe vjen ne jete dhe te jete i braktisur. Kjo konvente detyron vendet anetare te percaktojne statusin ligjor per mbrojtjen e ketyre femijeve detyron vendet anetare qe keta femije te gezojne te drejtat njesoj si femijet e tjere duke imponuar me ligj perkujdesjen e plote ndaj tyre te nenes te babait dhe te rrethit familjar ndash tha Kryeministri.
Z. Berisha shtoi gjithashtu se keto dy konventa jane jashtezakonisht te rendesishme por nga ana tjeter tek e dyta del si detyrim shqyrtimi i ligjeve te tjera. Duke iu drejtuar ministrit te Puneve Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta z. Spiro Ksera Kryeministri tha Ne rast se ka nevoje per vendime qeverie per perkujdesjen ose ka boshlleqe ne do ti plotesojme me perparesi ato pasi mbrojtja dhe kujdesi duhet te jene te plote ne perputhje me kete konvente evropiane qe perben nje dokument me standardet me te mira per mbrojtjen e ketyre femijeve.