E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobiten kalimtaret

Rrugoret nuk kursejne as kalimtaret. Me ne fund vendosen edhe gjobat e para per qytetaret qe shkelin rregullat e qarkullimit, ndersa ecin ne rruge. Policia e Lushnjes ka vendosur dje tre gjoba ndaj kalimtareve me vlere 500 leke per secilin, pasi nuk kane kaluar ne vijat e bardha. Ndersa ne Qarkun e Fierit, uniformat e qarkullimit kane zhvilluar nje operacion te pergjithshem per kontrollin e shofereve e dokumentacioneve. Po keshtu edhe ne Tiranes ka nisur nje aksion per te ndeshkuar drejtuesit qe nuk aplikojne rregullin e vendosjes se rripit te sigurimit ne udhetim. Paraditen e djeshme, punonjes te sektorit te qarkullimit rrugore, kane gjobitur tre kalimtare ne Lushnje me masen e gjobes 500 leke. Duke iu referuar te dhenave te marra nga Drejtoria e Policise se Qarkut Fier, mesohet se per te tre komisariatet e policise, Fier, Lushnje dhe Mallakaster jane vendosur 398 masa administrative ne vleren e 227 mije lekeve, 32 mjete te bllokuara.
Xh. B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›