E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobitet ministria

Ministria e Bujqësisë është dënuar me 15 mijë euro nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik për moszbatim të vendimeve në tenderin “Komasacioni i tokave në komunën e Gjakovës”. Kjo ministri, përveçqë shpërbleu me kontratë kompaninë e cila ofronte çmim më të shtrenjtë për 100 mijë euro, injoroi edhe rekomandimet e OSHP-së. Nga Agon Sinanaj më 29 shtator 2011 në ora 08:14

Ministria e Bujqësisë i ra trup. Përveçqë shpërbleu me kontratë kompaninë e cila ofronte çmim për 100 mijë euro me të shtrenjtë, ajo nuk mori parasysh as rekomandimet e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Ky i fundit i rekomandoi kësaj ministrie që tenderin “Komasacioni i tokave në komunën e Gjakovës” ta kthejë në rivlerësim, pas konstatimeve se ishte shpërblyer kompania me çmimin me të shtrenjtë.

Sipas vendimit të OSHP-së, Autoriteti Kontraktues, në ketë rast Ministria e Bujqësisë, e shpërbleu me kontratë kompaninë “GEO-INFO”, edhe pse e njëjta kishte ofruar çmim për 100 mijë euro më të shtrenjtë se gjashtë kompanitë e tjera në garë.

“Autoriteti Kontraktues, MBZHR-ja, për moszbatimin e vendimit të OSHP-së, dënohet me gjobë prej 15.000 eurosh dhe atë me pagesë të menjëhershme”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Për më tepër, në vendimin e OSHP-së, thuhet se në rivlerësim pastaj Autoriteti Kontraktues i bëri të papërgjegjshëm gjashtë operatorë, gjë që në fillim ishte krejt e kundërta. Kjo u bë pastaj edhe pista e parë e dyshimeve, me çka rezultoi edhe ankesa e operatorit tjetër të dëmtuar, “Intershped-AK”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›