E Shtunë, 31 Tetor 2026

Williams fejohet me Field?

Robbie Williams mund të jetë në prag të martesës, pasi raportohet se i ka propozuar të dashurës së tij Ayda Field.

35-vjeçari nxiti spekulimet për martesë edhe në muajin nëntor kur i propozoi aktores gjatë një emisioni televiziv, por pastaj mohoi duke thënë se ishte vetëm një shaka.
Por këngëtari britanik thuhet se i ka propozuar edhe një herë të dashurës së tij në fund të vitit që lamë prapa, kësaj here pa shaka.

“Ai nuk mund të priste, është si një qen i padurueshëm. Ai dëshironte të presë deri në mesnatën e Vitit të Ri për t’ia bërë pyetjen, por nuk mundi ta mbajë. Ai i propozoi që të martën (29 dhjetor)”, ka thënë burimi për The Sun.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›