Gjokaj ne GKA pas nje viti

U be nje vit nga ekspozimi i fundit qe realizoi artisti Gjelosh Gjokaj ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane. Gjokaj i pranishem si i ftuar special i Onufri 09 u prezantua me dy piktura pa titull qe i takojne kohes se fundit te krijimtarise se tij. Disa vjet perpara ka pasur nje ekspozite personale.
Ai paraqitet neser ora 18.00 ne Galerine Kombetare te Arteve me 51 pune te realizuara ne tekniken e akuatintit akrilikut ne leter akrilikut ne pelhure si dhe nje cikel grafikash dhe vizatimesh. Punet jane realizuara gjate nje dekade 1992-2010 dhe i perkasin ciklit te abstraksionit lirik. Ekspozita me titull Shejzat rri e hapur deri me 27 shkurt 2011.
Gjelosh Gjokaj sot eshte 78 vjec. Edhe pse i lindur ne Tuz te Malit te Zi aktivitetin artistik e kreu ne Prishtine. shte themelues i deges se grafikes ne Shkollen e Larte Pedagogjike te Prishtines. Jashte vendit arti i tij eshte zhvilluar kryesisht ne dy qytete Rome 1969-1983 dhe Augsburg 1983-2011.