E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci nje grusht me gjyqe

Per te hedhur sadopak drite ne kete mori veprimesh dhe procesesh gjyqesore dhe per te ndihmuar publikun ne nje lexim sa me te qarte te asaj qe po ndodh aktualisht jemi perpjekur qe ne kete shkrim te sjellim nje permbledhje te hapave me te rendesishem te hedhur per zbardhjen e ceshtjes se Gerdecit.


Gjyqi i Gerdecit perfaqeson ceshtjen me te famshme dhe te mediatizuar ne Shqiperi qe prej marsit te vitit 2008 ku si pasoje e shperthimit tragjik te fabrikes se demontimit te armeve humben jeten 26 persona dhe u plagosen qindra te tjere.


Qe ne fillimet e saj ceshtja gjeneroi nje seri veprimesh e procesesh prane institucioneve shteterore dhe gjyqesore te krahasueshme me nje matrice te komplikuar si kubi i Rubikut. Per te hedhur sadopak drite ne kete mori veprimesh dhe procesesh gjyqesore dhe per te ndihmuar publikun ne nje lexim sa me te qarte te asaj qe po ndodh aktualisht jemi perpjekur qe ne kete shkrim te sjellim nje permbledhje te hapave me te rendesishem te hedhur per zbardhjen e ceshtjes se Gerdecit.


Jane mbi dhjete proceset e nisura me dhjetera gjyqtaret e angazhuar me qindra palet ne proces dhe dokumentacioni perkates sa vjen e behet me voluminoz mbi 40.000 faqe te dhena keto te mjaftueshme per te kuptuar permasat komplekse qe ka marre ngjarja.


Ne mars te vitit 2009 filloi procesi i pare prane Gjykates se Larte proces i destinuar te thermohej ne shume te tjere njesoj si pas nje shperthimi te modelit Big Bang ose me keq akoma si vete ai i Gerdecit. Gjykimi i marsit 2009 nisi ne Gjykaten e Larte per shkak te cilesive te vecanta qe kishte nje nga te pandehurit kryesore z. Fatmir Ali Mediu deputet i Kuvendit te Republikes se Shqiperise dhe minister ne kabinetin qeveritar.


Pas marrjes se autorizimit nga Kuvendi per heqjen e imunitetit te z. Mediu Prokuroria e Pergjithshme si nismetare e procesit dergoi akt-akuzen kunder 30 te pandehurve qe rezultonin te implikuar ne ngjarje ne baze te nje hetimi plot nje vjecar. Ne akt-akuze numeroheshin nje sere figurash te vepres penale si shperdorimi i detyres shperdorimi i detyres ne bashkepunim me subjekt ushtarak falsifikimi i dokumenteve vrasje ne rrethana te tjera cilesuese shkaterrimi i prones me eksploziv etj.


Ketij fashikulli voluminoz iu bashkengjiten te tjera padi civile per shperblim demi midis te cilave edhe padia e nje pjese te familjareve te viktimave te shperthimit.


Me fillimin e procesit gjyqesor Gjykata e Larte vendosi fillimisht vecimin e ceshtjeve per shqyrtim duke u shprehur kompetente vetem per shqyrtimin e ceshtjes se ish-ministrit Mediu dhe duke ia kaluar per shqyrtim ceshtjet e tjera Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Nga ky moment nga nje ceshtje e vetme paralelisht filluan nje seri ceshtjesh te cilat po i parashtrojme si me poshte


eshtja 1. eshtja penale kunder z. Fatmir Mediut ne Gjykaten e Larte nisur ex officio nga Prokuroria e Pergjithshme


Kjo ceshtje filloi te gjykohej ne Gjykaten e Larte por duke qene se si rezultat i zgjedhjeve te pergjithshme qe u zhvilluan ne 28 qershor 2009 z. Mediu u rizgjodh deputet Gjykata e Larte u motivua per te pushuar gjykimin e nisur pasi i pandehuri sipas saj u rivesh me imunitet. Nderkohe Prokuroria e Pergjithshme nuk beri me asnje perpjekje per te rikerkuar heqjen e imunitetit te z. Mediu pavaresisht kerkesave te perseritura te paleve te demtuara nga vepra penale.


eshtja 2. eshtja penale kunder 29 te pandehurve te tjere ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane nisur nga Prokuroria

Kjo ceshtje vazhdon ende sot te gjykohet me kalendar te percaktuar cdo te hene dhe te premte dhe aktualisht eshte ne fazen e marrjes se provave. Nje nga problemet qe paraqet ky proces eshte mbarimi i afateve te paraburgimit per te pandehurit dhe mundesia qe se shpejti ata te vazhdojne te gjykohen ne gjendje te lire.

eshtja 3. eshtja civile kunder te pandehurve ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane nisur nga familjaret e viktimave te perfaqesuar nga Res Publica


Krahas hetimeve te nisura nga Prokuroria pjesa derrmuese e familjareve te viktimave te Gerdecit nisen nje tjeter proces paralel te perfaqesuar nga Res Publica nje qender e financuar nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine Soros. Kjo ceshtje e cila konsistonte ne padine civile per demshperblim te te demtuarve pale civile ne procesin penal u vecua me vendim te Gjykates se Larte. Ne perputhje me kete vendim aktualisht ceshtja civile ne fjale eshte pezulluar ne pritje te perfundimit te procesit penal.


Pervec padise se familjareve te viktimave u depozituan edhe tre padi te tjera te cilat me vendim te gjyqtarit Arben Kostandini te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dt. 8.2.2010 u vecuan nga njera tjetra per tu gjykuar secila prej tyre nga trupa gjykues te ndryshem.

eshtja 4. eshtja civile kunder te pandehurve ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane nisur nga disa te plagosur nga shperthimi


Procesi ka kaluar te njejten procedure me ceshtjen nr. 3.

eshtja 5. eshtja civile kunder te pandehurve ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane nisur nga nje shoqeri sigurimesh
Edhe ky proces ka ndjekur te njejtin itinerar me ceshtjen nr. 3 dhe 4.


eshtja 6. eshtja civile kunder te pandehurve ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane nisur nga Keshilli i Ministrave


Ne kete ceshtje te mbrojtur nga Avokatura e Shtetit jane paraqitur pretendimet e Qeverise per shperblimin e demit te shkaktuar ne buxhetin e shtetit per shkak te shperthimit. Ky proces eshte pezulluar njesoj si ne ceshtjet nr. 3 4 dhe 5.


eshtja 7. eshtja penale kunder Fatmir Mediut ne Gjykaten e Larte nisur nga Roxhers Durdaj dhe Alketa Hazizaj te perfaqesuar nga Res Publica


Me kerkese te qytetareve Roxhers Durdaj dhe Alketa Hazizaj Res Publica depozitoi perpara Gjykates se Larte akuzen kunder z. Mediu per plagosje te rende nga pakujdesia. Kesaj kerkese Gjykata e Larte iu pergjigj me vendimin nr. 5 dt. 01.03.2010 duke mos e pranuar ate pa kryer asnje proces hetimor pa shqyrtuar zyrtarisht provat apo marre ne pyetje deshmitaret. Ne thelb Gjykata e Larte u shpreh se nuk ekzistonin kushtet per te kerkuar heqjen e imunitetit te z.Mediu dhe per pasoje procesi nuk mund te fillonte.


Pas ezaurimit te rrugeve te brendshme te gjetjes se drejtesise Res Publica ne emer te qytetareve Roxhers Durdaj dhe Alekta Hazizaj iu drejtua Gjykates Europiane per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg.


eshtja 8. eshtja Roxhers Durdaj dhe Alketa Hazizaj kunder Shqiperise ne Gjykaten e Strasburgut nisur nga Res Publica


Pas kerkeses se depozituar nga Res Publica prane Gjykates se Strasburgut kjo e fundit vendosi ta pranoje ate duke u shprehur se ka arsye per tu marre ne shqyrtim ceshtja nese vendimi nr. 5 dt. 01.03.2010 i Gjykates se Larte per mosfillimin e procedimit penal ndaj Fatmir Mediut eshte marre ne respekt te te drejtes per nje proces te rregullt ligjor ose jo.


eshtja 9. eshtja administrative kunder Ministrise se Mbrojtjes nisur nga Res Publica
Nje tjeter proces i filluar nga Res Publica eshte edhe procesi administrativ kunder Ministrise se Mbrojtjes bazuar ne ligjin nr. 8510 date 15.7.1999 Per pergjegjesine jashtekontraktore te organeve te administrates shteterore. Ky proces ka si kusht paraprak ezaurimin e rekursit administrativ. Aktualisht Ministria e Mbrojtjes nuk e ka pranuar kerkesen e depozituar gje qe i hap rruge ankimit administrativ si faze e fundit perpara se sa ceshtja te dergohet ne gjykate.


eshtja 10. Pretendimi i familjareve te viktimave kunder Radio Televizionit Shqiptar nisur nga Res Publica

Aktualisht Res Publica ka paraqitur nje kerkese prane RTSH-se per arsye se pak dite pas shperthimit te Gerdecit RTSH-ja organizoi nje emision televiziv ku u deklarua se u mblodhen rreth 67.000 Euro ne ndihme te familjareve te viktimave.


Megjithate shuma ne fjale nuk shkoi asnjehere ne destinacionin e deklaruar. RTSH-ja nuk ka dhene ende ndonje pergjigje zyrtare. Ne perfundim te procedurave administrative dhe pas hetimit te plote Res Publica do te vijoje me ndjekjen e ceshtjes prane organeve gjyqesore.


Skema e mesiperme do te komplikohej edhe me shume nese ne te do te perfshiheshin edhe disa padi te tjera si ajo e Fatmir Mediut kunder Prokurores se Pergjithshme Ina Rama apo padia edhe me e hershme e familjareve te viktimave kunder Prokurorise per te marre ne dispozicion provat lidhur me ceshtjen per te mos permendur kerkesen tjeter te familjareve te viktimave prane Gjykates Kushtetuese ne momentin kur u vendos vecimi i padise civile nga Gjykata e Larte rast ne te cilin Gjykata Kushtetuese u shpreh se ajo nuk mund te gjykonte pasi vendimi i Gjykates se Larte nuk ishte i formes perfundimtare.


Sic duket qarte te gjitha keto procese mbajne te njejtin emer ate te Gerdecit. Sidoqofte eshte e rendesishme te kuptohet se keto procese jane procese te ndare me pale te ndryshme me objekte te ndryshme me baze ligjore te ndryshme shqyrtohen nga trupa gjykues te ndryshem dhe gjykohen ne gjykata te ndryshme.


Gjithsesi rendesi ka ajo qe pritet nga ky grusht i madh me gjyqe. Zbardhja e shkaqeve te tragjedise ndeshkimi i fajtoreve parandalimi i siperseritjes se saj dhe lehtesimi sadopak i plageve te pasherueshme te familjeve te prekura jane rezultatet te cilat ashtu sic erdhen nga nje shperthim i vetem ashtu edhe duhet te determinojne ne nje pike kulmore unike ate te venies se drejtesise ne vend.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›