E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci lirohen edhe Delijorgji Pinari dhe Ngjeci

TIRAN- Vetem pese dite nga vendimi i Gjykates se Larte qe liroi te pandehurin Dritan Minxholli per shkak se i kishin mbaruar afatet e paraburgimit treshja gjykuese qe po gjykon 28 te pandehurit te tragjedise se Gerdecit liroi edhe tre te arrestuarit e fundit qe ndodheshin te izoluar ne paraburgimin Jordan Misja 313.


Te pandehurit Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci te etiketuar edhe si arkitektet e fabrikes se demontimit ne Gerdec u liruan me vendim te treshes gjykuese te kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hado dhe anetaret Fatmira Hajdari dhe Shefkije Demiraj. Te tre keta gjyqtare pranuan kerkesen e avokateve mbrojtes per lirimin e tre te arrestuarve te fundit te kesaj dosje duke iu referuar keshtu vendimit te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte te dhene me 2 shkurt 2011.


Kur kane kaluar gjashte ore nga vendimi i lirimit te tyre te pandehurit Delijorgji Pinari dhe Ngjeci kane dal nga dera e hekurt e paraburgimit 313 ku priteshin nga pjesetaret e ngushte te familjes. I pari qe ka dale nga dera e burgut 313 ishte i pandehuri Sokol Ngjeci i cili eshte pritur nga dy djemte e tij ne dalje te burgut per tu drejtuar me pas drejt baneses se tij ne periferi te kryeqytetit.

Me pas ka dal Mihal Delijorgji pronari dhe administratori kryesor i shoqerise Albademil qe kishte per detyre demontimin e municioneve te ushtrise ne fabriken e sajuar te Gerdecit ku si pasoje e shperthimit te barutit te grumbulluar me 15 mars 2008 gjeten vdekjen 28 persona 26 diten e shperthimit dhe 2 me vone dhe mbi 300 te tjere u gjymtuan.


Te pandehurin Delijorgji e priti nje makine e zeze e llojit Tuareg me targa te Durresit e cila u largua bashke me sapo te liruarin nga qelia. Pas ketyre dy te pandehurve nga dera e burgut doli ish-drejtori i MEICO-se Ylli Pinari te cilin e priste djali me nje makine te tipit Renault Laguna qe me pas u drejtuan drejt unazes.


Asnje nga te liruarit nuk u shoqerua me efektive te policise packa se gjykata vetem i ka nderruar masen e sigurise nga arresti me burg ne arrest shtepie pra duhen survejuar dhe ruajtur me efektive te policise. Ligjerisht lirimi i kater te pandehurve te arrestuar Delijorgji Pinari Minxholli dhe Ngjeci erdhi pasi kishin kaluar afatet 12 mujore te qendrimit ne paraburgim ne fazen e gjykimit pa nje vendim fajesie apo pafajesie.


Ky afat 12 mujor kaloi pasi togat e zeza te Gjykates se Shkalles se Pare nuk arriten te shprehen me vendim ndaj te pandehurve per shkak te zvarritjeve. Keto te fundit jane shkaktuar nga avokatet mbrojtes.


Sipas vendimit te Gjykates se Larte te pandehurit kane qendruar madje rreth 90 dite me shume se sa parashikon ligji i afateve te paraburgimit ne fazen e hetimit gjyqesor. Shkak per kete zgjatje sipas gjykates u be sepse Gjykata e Shkalles se Pare filloi numeriminn e diteve te paraburgimit qe me dorezimin e dosjes per gjykim prane kesaj gjykate.


Ndersa Gjykata e Larte cilesoi se numerimi i afateve te paraburgimit ka nisur qe ne momentin qe dosja eshte dorezuar ne Gjykaten e Larte pasi ishte i pandehur Fatmir Mediu. Por ky i fundit i shpetoi gjykimit per shkak te imunitetit dhe dosja kaloi per kompetence prane Gjykates se Shkalles se Pare.


Nga Gjykata e Larte e deri ne Gjykaten e Shkalles se Pare kishin kaluar 3 muaj cka per treshen gjykuese te dosjes se 28 te pandehurve ky afat nuk eshte numeruar veprim ky qe u hodh poshte nga Gjykata e Larte qe solli edhe lirimin e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›