E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjokovic serbi perballet me Merdi Fish ne gjysmefinale

Novak Gjokovic ka siguruar gjysmëfinalet e Turneut të tenisit botëror për meshkuj, ic cili po zhvillohet në Majemi, pasi ka mundur në dy sete (6-4, 6-2) afrikano-jugorin Kevin Anderson. Kjo është fitorja e 24-rt radhazi për tenistin serb numrin 2 të botës, i cili nuk njeh humbje që nga nëntori i vitit të shkuar.

Djokoviç hasi shumë vështirësi në setin e parë, duke vuajtur shërbimet e sakta të Anderson, i cili regjistroi katër ace. Gjithsesi, tenisti serb arrit të rezistonte, duke e mbyllur setin e parë me shifrat 6-4. Më i lëhtë seti i dytë, që u kontrollua tërësisht nga Djokovic, i cili ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt fitimit të një tjetër Turneu Master në këtë vit. Novak Djokovic triumfoi përpara një muaji në turneun Indian Uelsh, duke mundur në finale numrin një të botës Rafael Nadal, ndërsa pikët e marra nga ky sukses përforcuan pozitën e tenistit serb në klasifikimin e përgjithshëm. 

Në gjysmëfinalen e Turneut Master të Majemit, serbi do të përballet me Mardy Fish. Amerikani mundi spanjollin David Ferrer, duke u ngjitur në vendin e dhjetë të klasifikimit botëror për meshkuj. Gjysmëfinalja tjetër e këtij kompeticioni mund të vendosë përballë gjigadët e tenisit botëror Rafael Nadal dhe Roger Federer, të cilët do të luajnë në çerekfinale përkatësisht ndaj cekut Toms Bërdish dhe francezit Gilles Simon.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›