Gorbacov njeriu qe ndryshoi boten feston 80-vjetorin

Yje të kinemasë, politikanë dhe këngëtarë shkelën në tapetin e kuq për të marrë pjesë në koncertin gala me rastin e 80-vjetorit të ish-presidentit Mikail Gorbaçov. Emrat e njohur u mblodhën për të nderuar laureatin e çmimit nobel në Rojal Albert e mes tyre nuk mungonin presidenti izraelit Shimon Peres, aktori politikan Arnold Shvarceneger, dhe themeluesi i CNN, Ted Tërnër.
E në tapetin e kuq pas Kevin Speisi apo Sharon Stoun, nuk mungoi as themeluesi i solidarnostit, Leh Valesa. Për të gjithë ata që nuk morën ftesa bileta varionte nga 195 to 100,000 paund britanikë. Të hollat e mbledhura do të shkojnë për fondacionet bamirëse të kancerit, fondacionin “Gorbaçov”, qendrën Mekmillan e fondacionin që mban emrin e gruas së ish presidentit Raisa. Ditëlindja e Njeriut që ndryshoi botën siç e quajtën organizatorët e koncertit u festua dhe në Kremlin. Dimitri Medvedev i uroi personalisht 80-vjetorin ish- presidentit e me rastin e ditëlindjes së tij një ekspozitë u çel në sheshin e kuq.
Delina Bitraku