E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjokutaj Klienti im Selmanllari i pagoi 20 per qind Avllait

Deshmia Dritan Avllai ka kerkuar t039i jepet 20 e kontrates ne kembim te studimit te zones dhe lejes se ndertimit

Avokati i Rrahman Selmanllarit rilexoi dje deklaraten ne prokurori te klientit te tij duke theksuar se ajo ishte deformuar ne mediat prane Rames qe duan te ruajne imazhin e ketij te fundit. Ne nje konference per shtyp avokati Genc Gjokutaj theksoi se Dritan Avllai i njohur ndryshe edhe si Tan Lepuri kishte marre 20 per qind te kontrates se nje ndertimi ne kembim te studimit te zones dhe lejes se ndertimit.

Jam sot dje ketu me kerkesen klientit tim z. Selmanllari per te denoncuar tentativat e deshtuara te disa mediave afer Edi Rames per te genjyer ne lidhje me deklarimin e klientit tim diten e djeshme ne Prokurorine e Tiranes me qellim mbrojtjen e imazhit te z. Edi Rama - tha Gjokutaj duke pergenjeshtruar publikimet ne disa media ku deformohej deshmia e klientit te tij ne prokurori. Per te bere te qarte kete deshmi dhe per ta zbardhur ate sic edhe eshte deklaruar para prokuroreve Gjokutaj e rilexoi ate para gazetareve ne konference.

Me pergjegjesi te plote ligjore deklaroj para opinionit se deshmia e klientit tim diten e djeshme dhene Prokurorise se Tiranes vijon si me poshte Zoti Dritan Avllai ka kerkuar ti jepet 20 e kontrates ne kembim te studimit te zones dhe lejes se ndertimit Kerkesa e z. Avllai eshte pranuar per shkak se ai e ka paraqitur veten si mik te z. Edi Rama qe hap cdo dere ne Bashkine e Tiranes - theksoi Gjokutaj.

Ripohimi i kesaj deklarate vjen menjehere pasi ne disa media te shkruara dhe vizive eshte lexuar nje forme tjeter e deshmise e cila nuk pohonte kete fakt dhe mbronte sipas avokatit kreun e Bashkise se Tiranes qe ka marre ryshfet permes mikut te tij.

Sic shihet qarte nga keto dy pohime deklarata e klientit tim mbeshtet plotesisht akuzat e ngritura ndaj z. Rama - tha Gjokutaj ndersa shtoi se po shihej mundesia te nisim padi penale per shpifje per mediat qe kane mashtruar opinionin duke deformuar deklaraten e mesiperme leshuar dje nga klienti im ne Prokurorine e Tiranes.

Policia e Durresit dhjetera te arrestuar per arme dhe vjedhje

Vetem ne gusht Policia e Durresit ka realizuar dhjetera arrestime per armembajtje pa leje perfshi edhe goditjen e nje grupi qe me ane te kercenimit per jeten e nje femije kerkonin ti merrnin 20 milione leke nje personi. Keshtu me 29 gusht 2010 u arrestuan ne flagrance Shkelzen Istrefi 19 vjec dhe Kamber Oruci 20 vjec te cilet u kapen ne kohen kur po merrnin shumen prej 20.000.000 leke te vjeter nga shtetasi S.I. te cilin nepermjet nje letre te derguar disa dite me pare e kercenonin me jeten e nje prej femijeve nese nuk iu dorezonte shumen ne fjale. Sherbimet e Policise bene kapjen ne flagrance te tyre ne momentin e dorezimit te shumes se parave. Goditja e rasteve te mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake si dhe e veprave te ndryshme penale me perdorim armesh zjarri apo dhune ka qene nje nder objektivat e punes se Policise se Qarkut Durres pergjate dy javeve te fundit. Per kete arsye jane hartuar plane masash nga strukturat e ndryshme te Policise se Qarkut dhe rezultatet paraqiten ne treguesit e meposhtem. Me date 22 gusht 2010 u arrestua ne flagrance Xhoni Tufa 26 vjec te cilit iu bllokua nje arme zjarri pistolete tip Bereta me te cilen dyshohet se rreth ores 02.00 te dates 22 gusht 2010 ne lagjen 13 Durres ka plagosur ne kembe per motive te dobeta shtetasin K.K. 18 vjec. U sekuestrua gjithashtu edhe nje kreher fishekesh. Me date 23 gusht 2010 u arrestua ne flagrance Dashamir Toci 25 vjec te cilit gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij rreth ores 16.00 te dates 23 gusht 2010 iu gjet e iu sekuestrua nje granate dore luftarake si dhe nje bajonete me te cilat kanoste familjaret e tij. Me date 27 gusht 2010 u be arrestimi i shtetasit Orges Imaj te cilit me date 26 gusht 2010 rreth mesnates iu gjet ne makine nje pistolete si dhe nje kreher me 7 fisheke. Me date 27 gusht 2010 u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Ymer Shala 54 vjec i cili me date 27 gusht 2010 rreth ores 21.00 pas nje konflikti per motive te dobeta ne fshatin Shenavlash Durres ka tentuar te vrase me arme zjarri automatik duke plagosur rende vellezerit K. M. dhe F.M.. Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik dhe nje kreher me fisheke model 56 kaliber 7.62 mm. Me date 28 gusht 2010 u arrestuan ne flagrance shtetasit E.I. 18 vjec dhe Ertgen Bega 19 vjec te cileve iu sekuestrua nje automatik Model 56 me te cilin kishin qelluar ne ajer gjate nates si dhe nje kreher pa fisheke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›