E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjokutaj Prokuroria ngaterresa te qellimshme juridike

Ish -komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi hedh poshtë akuzën e vrasjes në bashkëpunim në rrethana të cilësuara, të ngritur nga prokuroria ne lidhje me hetimet për protestat e dhunshme të 21 janarit të vitit 2011.
Avokati i tij, Genc Gjokutaj deklaron për herë të parë që pas ngritjes së akuzës, se ajo është e pabazuar dhe se prokuroria është treguar jo profesionale në formulimin e saj.
Avokati thote se Ndera Prendi në datën 21 janar ka drejtuar në mënyrë profesionale ekipin e tij nëruajte të insitutcioneve kushtetuese, nga turma kriminale, të cilat në menyrë të dhunshme sulmuan për të shkatërruar insitucionin e kryeministrisë.
Gjokutaj citon këtu ligjin për gardën e Republikës, i cili i jep të drejtë Gardës të hapë zjarr në mbrojtje të institucioneve.
Mbi këto argumenta e prova, Gjokutaj arrin në konkulzionin se motivi i vrasjes nuk qëndron madje ai nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Ai thote gjithashtu se ka një tjetër problem ligjor në akuzë, pasi prokuroria ende nuk ka përcaktuar marrëveshjen për bashkëpunim në vrajse, mekanizmin si ndodhën ato dhe motivet që çuan deri në vrasje. Jo rastësisht, sipas tij, Prokuroria po luan në këtë rrëmuje juridike.
Organi i akuzës vazhdon t’i kërkoje gjykatës masën e arrestit me burg për ish generalin Ndrea Prendi, duke lenë mënjanë sipas Gjokutajt hetimin e çështjes. Avokati thotë se Ndrea Prendi i ka patur të gjitha mundësitë t’i fshihet hetimit por këtë gjë nuk e ka bërë duke u vënë në dispozicion të hetimit dhe ekspertimit. Sipas tij 21 janari përveçse një ngjarje e dhunshme pati dhe disa të pathëna për të cilat dikush duhet të përgjigjet para ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›