Egjipt vriten mbi 70 persona ne stadium
Më shumë se 70 persona kanë humbur jetën, gjatë përleshjeve midis tifozëve pas një ndeshje futbolli në Port Said të Egjiptit. Lajmin e ka bërë me dije televizioni shtetëror i vendit. Përleshjet e dhunshme mes përkrahësve të dy skuadrave kanë degjeneruar, pas përfundimit të ndeshjes. Autoritetet bëjnë me dije se numri i viktimave mund të rritet edhe më, ndërkohë që më shumë se 1 mijë persona kanë mbetur të plagosur. Agjencia e lajmeve “Asociates Pres” bëri me dije se pjesa më e madhe e viktimave ishin oficerë policie, ndërsa tifozët ishin të pajisur me thika.
BBC citon se mungesa e sigurise së lartë në vend mund të ketë kontribuar në përleshje mes tifozëve. Pamjet televizive tregojnë imazhe të tifozëve, duke zbritur në fushë për të sulmuar lojtarët, ndërsa i kanë vënë flakën një pjesë të stadiumit.