âGjoleka, djali i Abazitâ shfaqet në Itali

Torino, (Itali), 15 dhjetor, NOA â Një prej filmave më të realizuar shqiptar gjatë kohëve të fundit, "Gjoleka, djali i Abazitâ do të shfaqet në Itali. Filmi do të prezantohet nesër në orën 21.00, në âCinema Romanoâ, një prej kinemave historike të Torinos, që ndodhet në sheshin kryesor të qytetit, Piazza Castello. Ky aktivitet mundësohet nga Shoqata Piemonte Movie & Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare âVatraâ.
Filmi do të prezantohet në prani të autorit, regjisorit Dhimitër Anagnosti dhe të aktores së mirënjohur shqiptare Roza Anagnosti. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të veprimtarisë âNjë ditë në kinemaâ organizuar nga Shoqata e Muzeut Kombëtar të Kinemasë.
Filmi do të projektohet në gjuhë origjinale me titra në italisht. Mbrëmja do të prezantohet nga regjisori i ri Erion Kadilli dhe nga gazetari Benko Gjata.
a.k.NOA