E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferencë shkencore për pasurimin e standardit të shqipes

Tryeza me një pjesëmarrje të gjerë të specialistëve të kësaj fushe është përshëndetur nga Prof. Dr. Ardian Marashi, drejtor i Qendrës së Studimeve Albanalogjike, njëkohësisht edhe organizator i konferencës.

Në seancën e parë të konferencës nuk u shmang dot diskutimi mbi gegërishten si dialekt i rëndësishëm, por edhe mbi vështirësitë e trajtimit të njëllojtë të saj me gjuhën zyrtare.

“Mungesa e standardit e bën mjaft të vështirë vendosjen e gegërishtes në të njejtin plan me gjuhën standarde që përdoret prej gati katër dekadash”, u shprehën një pjesë e madhe e studiuesve.

Në këtë konferencë do të paraqitet edhe referati i akademikut gjerman Ëilfred Fiedler mbi tendencat e shumësit në shqipen e sotme.

                                                                                             2010-12-15 16:01
  [ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›