E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gjoleka, djali i Abazit”, shfaqet në Itali

 TORINO- Filmi shqiptar “Gjoleka, djali i Amazit” i regjisorit Dhimitër Anagnosti, do të shfaqet mbrëmjen e nesërme në kinemanë “Romano”, në Torino të Italisë.
Filmi, një realizim që prezanton realitetin shqiptar, do të shfaqet nën praninë e autorit, regjisorit Anagnosti dhe aktores së filmit Roza Anagnosti në kuadër të veprimtarisë “Një ditë në kinema” organizuar nga Shoqata e Muzeut Kombëtar të Kinemasë.
“Gjoleka, djali i Abazit” do të shfaqet si pjesë e fokusit mbi kinemanë shqiptare brënda edicionit të XI të “Piemonte Movie gLocal Film Festival” që do të zhvillohet në Torino nga data 3 deri në 10 Mars 2011.
Festivali “Piemonte Movie gLocal Film Festival” në këtë edicion të XI, në bashkëpunim me Shoqatën Vatra dhe Qëndrën e Kulturës Shqiptare do t’ja kushtojë vendin e nderit kinematografisë shqiptare.
Shqipëria do të jetë në fokusin seksionit “Tokat e Kinemasë”, të këtij festivali, që synon të vendosë kontakte dhe të vlerësojë siç duhet atë pjesë të kinemasë europjane që nuk njihet dhe nuk shpërndahet siç duhet në Itali.
Mbrëmja e shfaqjes së filmit do të prezantohet nga regjizori i ri Erion Kadilli dhe nga gazetari Benko Gjata.
“Gjoleka, djali i Abazit” është një prodhim i vitit 2006 nga skenari dhe regjia e Dhimitër Anagnostit, drejtor fotografia Spartak Papadhimitri, ndërsa kostumet janë realizim i Durim Nezirit.
Aktorët që interpretojnë janë: Artur Gorishti, Marjana Kondi, Enxhi Agushi, Zef Mosi, Myzafer Zifla, Roza Anagnosti, Luljeta Bitri, Irjola Hoxhalliu, Elizabeta Prifti, etj.
Filmi tregon raportet njerzore, dashurinë , urretjen, dhe pamundësinë per t’u integruar në një botë tjeter, duke ndërtuar kështu një autopsi të shoqërive të çuditshme në të cilat nganjëherë bëjmë pjesë të gjithë.

(d.b/ATA/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›