Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndan çmimet âVangjush Gambetaâ
Tiranë, 16 Dhjetor, NOA -Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizoi për të dytin vit radhazi konkursin për çmimin âVangjush Gambetaâ për raportin më të mirë ekonomik në media.
Ky aktivitet ashtu si edhe një vit më parë u mundësua nga Japan Tobacco International- JTI.
Ãmimi âVangjush Gambetaâ u dha për herë të parë vitin e kaluar (2009) me mbështetjen e âJapan Tobacco Internationalâ për tre gazetarë efektivë të ekranit, radios dhe shtypit të shkruar.
Vangjush Gambeta ishte një gazetar i shquar dhe publicist, i cili pati një rol të spikatur në shtypin shqiptar.
Në vitet 1956-1975 ai drejtoi sektorin ekonomik në gazetën âZëri i Popullitâ â më e madhja e epokës ku më vonë shërbeu edhe si zv/kryeredaktor. Paralelisht në këto vite ai ishte pedagog i ekonomisë në Universitetin e Tiranës.
Për shkak të qëndrimeve të tij liberale dhe frymës perëndimore në ekonomi, ai u internua për 15 vite, duke e mbyllur karrierën qysh në vitin 1975. Në vitin 1990 ai ishte bashkë-themelues i partisë Republikane dhe drejtues i gazetës së saj Republika. Ai ndërroi jetë në vitin 2008.
JTI - Japan Tobacco International është sponsor i këtij aktiviteti. Japan Tobacco International, e gjithashtu ka mbështetur Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për të botuar Manualin e Etikës së Gazetarit si dhe Monografinë âNë mbrojtje të të drejtave të komunitetit professional të gazetarëveâ.
Në ceremoninë e rastit, kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Ãipa nënvizoi garën e fortë dhe seriozitetin me të cilin u paraqitën konkurrentët në këtë konkurs që tashmë po ndërton traditën e tij në Shqipëri.
Kurse presidenti rajonal i âJapan Tobacco Internationalâ â JTI, Martin Bradock, tha në fjalën e tij se në vizionin e përgjegjshëm të biznesit që ai drejton, një media që i shërben publikut është një investim shumë i mirë social.
âJapan Tobacco International ka qenë dhe mbetet një dëshmitare e rëndësishme e rritjes ekonomike të Shqipërisë dhe promovues i vendit në 120 tregjet ku vepronâ, deklaroi Bradock.
Kurse zv/ministri i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës Neritan Alibali, ish-gazetar i njohur, përmendi në takim përvojën e tij personale me Vangjush Gambeta, emrin e të cilit mban çmimi prestigjoz i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.
Këtë vit çmimin âVangjush Gambetaâ për raportin më të mirë ekonomik të vitit 2010 e morën Klodian Tomorri në zhanrin televiziv, Ervin Qafmolla për shtypin e shkruar dhe Amarildo Topi në produksion radio.
Juria u përbë nga 3 anëtarë, përkatësisht gazetarët: Ornela Liperi, kryetare; Mitro Ãela, anëtar dhe Enkelejd Llanaj, anëtar.
Kurse çmimet e karrierës iu dhanë Briseida Mema-s, gazetare pranë AFP dhe gazetarit Arben Andoni.
n.e/NOA