E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoncaj: Jo e drejtë, ndërhyja e policisë për heqjen e flamujve

Incidentet e fundit me militant të dy forcave më të mëdha politike, nuk kanë kaluar pa u diskutuar edhe në Komisionin Qëndror Zgjedhor. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Genc Gjoncaj ka deklaruar se nuk është e drejtë ndërhyrja e policisë në Kamëz për heqjen e flamujve.

Ndërkohë që ka kërkuar që të ketë një udhëzim për këtë cështje. Gjoncaj ka kërkuar gjithashtu shpjegime në lidhje me listat e zgjedhësve.
Ndërkohë, sipas kreut të Komisionit Qëndror Zgjedhor Arben Ristani, për vendosjen e posterave dhe të flamujve ekziston një udhëzim i veçantë dhe i përket pushtet vendor që të vendosë gjithçka.
 

Gjatë mbledhjes së sotme, janë shqyrtuar një sërë ankesash në lidhje me vendimet e KZAZ-ve për mosregjistrim të listës shumë emërore në disa rrethe të vendit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›