E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti në Bathore, Prençi depoziton padi ndaj Avenir Pekës

Konflikti mes militantëve për vendosjen e flamujve në Bathore ka bërë që kreu i forcave të ndërhyrjes së shpejtë, Shemsi Prençi të depozitoj në Prokurorinë e Tiranës, një padi ndaj Zv. Ministrit të Brendshëm Avenir Peka. Sipas kreut të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, padia ndaj zv.Ministrit është bërë pasi ka marrë urdhër prej tij, për të dërguar forcat e ndërhyrjes së shpejtë në incidentin e djeshëm në Bathore, ndërkohë që një gjë e tillë nuk ishte e nevojshme.
 

Vetëm pak më vonë, ka reaguar edhe Partia Socialiste, e cila me anë të deputetit Namik Dokle, ka mbështetur padinë e bërë prej Shemsi Prencit për ndërhyrjen e forcave speciale në Bathore. Në emër të PS-së, deputeti socialist Namik Dokle, kërkoi dorëheqjen e zv.Ministrit Peka i cili pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ushtron detyrën e Ministrit të Brendshëm.
 

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në Tiranë u shënuan tre incidente për shkak të vendosjes së flamujve partiak dhe si rezultat, dy militant të Partisë Demokratike, përfunduan në spital dhe anëtari i shtabit eleKtoral të PS në Vorë u kërcënua me armë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›