E Diel, 1 Nëntor 2026

Simbolet e fushatës, palët akuzojnë njëra-tjetrën

Njё ditё pas incidentit tё ndodhur nё zonёn e Bathores ku simpatizantё tё Partisё Demokratike goditёn makinat e veshura me simbole tё Partisё Socialiste, situata paraqitet e qetё. Përfaqësuesit e dy kaheve politike, akuzojnë njëra-tjetrën për provokime të situatës. Shefi i shtabit elektoral, kandidatit tё Bashkisё sё Kamzёs, Halil Rama pёr mikrofonin e “Ora News” u shpreh se janё provokuar rёndё nga eksponentё tё PS-sё.
 

E ndёrsa kreu i Partisё Socialiste pёr degёn e Kamzёs, Sulё Cara nga ana e tij u shpreh se simpatizantёt e PS-së janё provokuar nga ata tё PD-së. Ai gjithashtu bёri thirrje pёr qetёsi.
 

Ku kanё mbetur edhe shumё, deri nё ditёn e mbajtjes sё zgjedhjeve vendore tё 8 majit, nё zonat qё pёrfshin Bashkia e Kamzёs janё shёnur disa icidente, kryesisht me vendosjen e simboleve tё partive kryesore PS dhe PD. Nё garёn pёr kryetar Bashkie, nga kualicioni “Aleanca pёr qytetarin” kandidon kryetari aktual i Bashkisё Xhelal Mziu dhe nga kualicioni “Aleanca pёr tё ardhmen” kandidon Rakip Suli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›