Inspektoriati i Policise Bashkiake vazhdon prishjen e ndertimeve pa leje
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik prane Bashkise se Tiranës, vazhdoi edhe sot me prishjen e dy objekteve pa leje në njësitë bashkiake nr.1 dhe 5 në kryeqytet.
Në rrugën “Shyqyri Ishmi” pranë Xhamisë së Tabakëve, Inspektoriati ndërtimor, pas ankesave të banorëve të zonës prishi një lavazh.
Objekti në fjalë ishte i paligjshëm, nuk kishte leje për zhvillimin e aktivitetit, shkaktonte ndotje mjedisore dhe akustike si dhe shpërdoronte ujin e pijshëm pa kriter.
Gjithashtu, prishjes ju nënshtrua edhe një shtesë anësore në katin e tretë të një pallati, në rrugën "Gjin Bue Shpata", pranë stadiumit "Dinamo". Në mungesë të familjarëve, policia hyri nga ballkonet e komshinjëve, duke shkatërruar konstruktin metalik të shtesës së ngritur pa leje në këtë pallat.
Policia saktësoj se do të vazhdoj identifikimin e ndërtimeve pa leje si dhe sekuestrimin e betoniereve apo objekteve të tjera, që ndihmojnë ngritjen e paligjshme të objekteve të ndryshme në kryeqytet.
Inspektoriati u rikujton qytetarëve, të mos ndërmarrin iniciativa të cilat bien ndesh me ligjin, duke shprehur kështu vendosmërinë për të mos toleruar asnjë ndërtim pa leje në territorin e bashkisë së Tiranës.