E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoni 21 janari nje masaker shteterore u vrane 4 qytetare

/ /

Zoti Gjoni kane kaluar me shume se dy jave nga ngjarjet e 21 janarit ku mbeten te vrare tre demonstrues dhe ende nuk kemi nje perfundim te hetimeve per te nxjerre pergjegjesit. Si do ta cilesoni kete fakt tani qe Shqiperia eshte nje vend i NATO-s
Ne pergjigje te pyetjes suaj desha pikesepari te saktesoj dicka qe lidhet me termin ngjarje pasi ne gjykimin tim ajo ishte me shume se kaq ishte nje masaker shteterore e kryer me gjak te ftohte. U vrane 3 qytetare shqiptare nje i katert nderroi jete dje dhe ka mbi 27 te plagosur me arme zjarri per te mos folur me tej per te dhunuarit fizikisht neper komisariatet e policise. Ne vijim te pergjigjes dua gjithsesi te nenvizoj faktin se kemi te bejme me dy aspekte e para eshte puna qe duhet te beje organi i Prokurorise dhe drejtesia per ta zbardhur ligjerisht masakren dhe per ta bere kete kerkohet kohe ndersa e dyta qe ka te beje me opinionin publik nuk ka as me te voglin dyshim se ekzekutoret dhe urdheruesit e masakres jane strukturat shteterore dhe drejtuesit me te larte te tyre. shte e padiskutueshme qe kjo masaker do te lere gjurme te thella ne memorien jo vetem te popullit tone por dhe ne ate te partnereve sidomos ne NATO.  NATO eshte nje organizem i cili pervec aspektit ushtarak ka dhe detyre forcimin e institucioneve te lira duke bere qe te kuptohen me mire parimet mbi te cilat jane mbeshtetur keto institucione dhe duke promovuar kushtet per stabilitet e mireqenie.neni 2 i Traktatit te NATO-s. Ajo cka pasoi masakren e 21 janarit dmth masakra ndaj institucioneve te pavarura kushtetuese sigurisht qe nuk ka asnje lidhje me nenin e sipercituar e per rrjedhoje eshte seriozisht e demshme per reputacionin e Shqiperise.
Nderkohe qe kemi akuza te kryeministrit Berisha ndaj Presidentit te Republikes Prokurores se Pergjithshme dhe SHISH. Keto sulme ne kete situate sa e nderlikojne zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e nje zgjidhjeje
Le ti marrim gjerat me radhe. Sali Berisha eshte njeriu me i paburre qe ka pasur ndonjehere ky komb. Ai eshte sa paranojak aq dhe dinak. Shume njerez mundohen ta shpjegojne me simptomat e paranojes qe shprehet ne ate qe ne gjuhen mjekesore quhet fuga idearum d.m.th. mendimet i vijne shume me shpejt sesa eshte ne gjendje ti artikuloje dhe ne menyre kaotike. Une gjithsesi nuk e besoj kete version ndonese keto simptoma te ai thone se jane shfaqur qe ne vitin 1988 kur shteti i asaj kohe e ka cuar per kurim per dy jave ne Vjene te Austrise. fare ka ndodhur kronologjikisht dhe perse Ne 21 janar ne oren 1650 ne televizionet tona u shfaq mjeku i Spitalit Ushtarak me mbiemrin Koceku i cili deklaroi pak a shume se vrasjet jane bere ne distance te afert dhe me plumba te kalibrit te vogel. Po ate dite pas nje apo dy oresh doli dhe n/drejtori i Spitalit Ushtarak i cili mbrojti te njejtin version. Afersisht ne kete ore ka dale ne media dhe ministri i Transporteve Olldashi duke dhene garanci se ai nuk fliste kot dhe se kishte informacione te sakta per variantin e mesiperm. Ne mbremje ne daljen e pare publike Sali Berisha paraqiti versionin e tij zyrtar qe mbeshteste idene se demonstruesit jane vrare nga vete turma. Pas kesaj doli gazetari Hoxha i News 24 i cili e shkermoqi gjithe kete skenar makaber. Kjo eshte nje piste qe duhet hetuar per te cilen Berisha dhe te gjithe te perfshiret duhet te pergjigjen  per tentative devijimi nga e verteta dhe fshehje te krimit.
Diten e neserme pasi versioni i pare ra Berisha nxori variantin e pucit ku rol kryesor kishte sipas tij Edi Rama Ruci dhe Gjinushi. Nje dite me pas ai perfshiu ne te ashtuquajturin Plani B edhe Prokuroren e Pergjithshme pasi kjo kishte nxjerre urdher ndalimet per 6 funksionare te Gardes. Pastaj Berisha perfshiu SHISH-in si pjese te pucit. Nje dite me pas gjate vizites ne Ministrine e Mbrojtjes nxori edhe variantin e perfshirjes se elementeve te huaj duke deklaruar se ka te dhena per elemente te infiltruar nga ndonje vend tjeter porse kjo eshte ceshtje hetimi. Edhe per kete Berisha duhet te jape shpjegime dhe sigurisht qe do ti jape kur te vije koha.
Me pas pa ju dridhur qerpiku ai perfshiu ne puc edhe Presidentin e Republikes duke e akuzuar ate drejtperdrejt. Edhe kjo eshte nje ceshtje per te cilen Berisha do te pergjigjet nje dite. Pasi nuk u kenaq vetem me Presidentin ai krijoi dhe nje komision hetimor qesharak ne nje seance parlamentare ku opozita njoftohet vetem 30 minuta para fillimit te saj duke ia pamundesuar asaj pjesemarrjen. Gjithsesi veprimtaria e ketij komisioni tashme eshte degjeneruar dhe me sa duket edhe vete Berisha e ka kuptuar qe po zevendeson mrekullisht Portokalline.
Qe grushti i shtetit te dukej sa me i plote Berisha me pas perfshiu disa aktore te medias. Dhe se fundi ministri i tij i Brendshem dhe ai i Mbrojtjes per ti vene kapak kesaj maskarade tentuan te implikojne nje ambasador te nje vendi te NATO-s i cili i paskerka sugjeruar qe te fuse ne loje ushtrine. Per te gjitha keto Berisha do pergjigjet nje dite.
Po perse do te thoni ju Berisha e hapi krahun kaq shume Pergjigjen e keni perpara syve keto dite. fare po ndodh Ne negociata me nderkombetaret Berisha hiqet si tolerant dhe njeri qe degjon sugjerimet e keshillat e tyre. Dhe cfare ka bere Ka thene se do te urdheroje komisionin hetimor qe te mos kerkoje tabulatet e gazetareve. Ka thene gjithashtu se ky komision nuk interferon ne punen e Prokurorise. Ndonese per piken e pare ai mund te terhiqet perfundimisht per kete te dyten ai nuk ben asnje hap prapa pasi nuk rresht cdo dite se akuzuari Kryeprokuroren si puciste. Perfundimisht Berisha ka krijuar nje seri skandalesh te cilat per nga graviteti jane po aq te renda sa masakra e njerezve te thjeshte ne bulevardin Deshmoret e Kombit por ne kete rast masakra eshte ndaj institucioneve. Ai tashme me dinakeri negocion per sajesat e veta dhe jo per thelbin e problemit qe eshte korrupsioni i Ilir Metes shkaktarit te asaj zemerate popullore dhe vrasjes me gjak te ftohte te kater shtetasve. Ky eshte Berisha i cili gjykon se kur nuk u ndeshkua per 1997 kjo e tanishmja eshte si buke e djathe per te.
Ju ne date 21 janar keni qene ne bulevard cfare keni pare dhe si do ta vleresonit rolin e forcave te rendit policise apo dhe forcave te nderhyrjes se shpejte dhe Gardes se Republikes
Une kam qene ne bulevard por kur filloi goditja ndaj demonstruesve kam qene diku afer Hotel Dajtit dhe vetem kur jam afruar tek ura e Lanes jam detyruar te largohem si pasoje e efekteve te gazit lotsjelles. Ngjarjet ne detaje i kam pare me pas ne media te ndryshme. Nga cfare kuptoj forcat e rendit ndryshe nga cka thote Berisha apo Basha nuk u sollen aspak me profesionalizem ishin kaotike provokuese dhe ne nje pjese dukshem te politizuara sic mund te jete rasti flagrant i disa elementeve te zgjedhur me dore ne Garden e Republikes apo dhe ne FNSH e Shkodres pa folur pastaj per policet pa uniforme. Ne i kemi bere nje analize te detajuar te gjithe situates pare ne kendveshtrimin e eksperteve te rendit dhe per kete kemi nje dosje te detajuar. Dua te sqaroj se te gjitha veprimet e strukturave jane te dokumentuara sic jane te dokumentuar edhe te gjithe ata individe te forcave te rendit qe e kane tejkaluar cakun ligjor e per te cilin do te pergjigjen nje dite.
Ajo qe rendon ne njefare mase pozicionin e opozites ne keto ngjarje jane perplasjet e demonstruesve me policine perplasje qe kane munguar ne 4 protestat e meparshme as ate te Gerdecit por dhe ne dy protestat e fundit pas 21 janarit. Mund te evitohej dhuna nese perfaqesuesit politike do te kishin reaguar bindshem
Dhuna asnjehere nuk eshte e deshirueshme si ajo fizike ashtu dhe ajo verbale psikike ekonomike e sociale. Partia Socialiste ne daten 21 janar ishte pjese e nje demonstrate popullore e cila e kishte zanafillen te korrupsioni acik i qeverise dhe sfida qe Ilir Meta i bente dhe i ben popullit ndonese i kapur me presh ne dore. Pra ne nje drejtim zemerimi kishte arritur ne maja ekstreme. Te mos harrojme se ne historine e saj 20-vjecare Partia Socialiste nuk ka qene asnjehere e dhunes e trazirave dhe kjo tradite nuk kishte si te ndryshonte ne 21 janar. Por nga ana tjeter edhe organizimi nga ana e strukturave te PS nuk ishte perfekt ndonese deputetet dhe drejtuesit e PS bene cishte e mundur per te qetesuar masen e revoltuar te qytetareve. Ne kete aspekt sigurisht qe ne kemi pergjegjesi por kurrsesi nuk mund te vihet shenja e barazimit mes krimit shteteror dhe indinjates popullore mes vrasjeve me gjak te ftohte dhe gjaknxehtesise se protestuesve.
Vendi ndodhet ne nje udhekryq ku qeveria e cileson veten legjitime ndersa opozita sheh si te vetmen mundesi daljeje nga ky ngerc zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme por jo zgjedhjeve te 8 majit. Si perfaqesues i parlamentit nese asnjera pale nuk terhiqet nga pozicioni aktual cfare do te ndodhe
Lidheza nese na detyron te hyjme ne rrafshin e hipotetikes dhe une personalisht e kam te veshtire dhe te padeshirueshme te hamendesoj. Une gjykoj se ne politike ka gjithmone zgjidhje mjafton gjakftohtesi dhe mendjekthjelltesi. Mjafton gjithashtu qe interesat e publikut te prevalojne ndaj interesave vetjake dhe ata partiake. Qeveria pretendon se eshte legjitime por a eshte me e besueshme Jemi ne nje moment ekstrem kur pothuajse te gjitha institucionet kushtetuese jane goditur bllokuar e ne nje fare mase paralizuar nderkohe qe qeveria ben sikur qeveris. Ismail Kadare flet per sistem te bllokuar. Opozita ka gati dy vjet qe kerkon te investigoje defektet e zgjedhjeve te kaluara nderkohe qe Sali Berisha vetem eshte tallur. Atehere une shtroj pyetjen po sikur ne fund te dhjetorit te kaluar te ishte ngritur komisioni hetimor a do kishim arritur deri ketu
Nese vendi do te shkonte ne zgjedhje te parakohshme duhet Partia Socialiste te kete nje kendveshtrim tjeter rreth sistemit zgjedhor Kodit Zgjedhor apo dhe nje gare te brendshme per te treguar nje reflektim nga te meta qe kane ndikuar dhe ne agravimin e kesaj situate politike
Periudha qe pas zgjedhjeve te 2009 ka qene nje periudhe analize testimi e korrigjimi e mjaft defekteve. Padyshim qe ky eshte nje proces qe nuk fillon e perfundon ne nje dite te caktuar. Partite si dhe organizmat e gjalla kane jeten e tyre dhe si cdo qenie e gjalle kane nevoje per tu zhvilluar. Ne kete plan edhe gjykimi sa i perket Kodit Zgjedhor apo dhe gares se brendshme eshte nje proces qe diskutohet e debatohet ne te gjitha instancat e partise. Sa i perket gares kjo tashme eshte ne proces pasi ka muaj qe ka nisur gara per kandidatet per zgjedhjet vendore. Formalizimi i qendrimeve zyrtare rreth sistemit zgjedhor apo problematikave te tjera do te behet sic dihet ne kohen e pershtatshme ne forumet respektive. Megjithate thelbi i problemit nuk eshte sistemi zgjedhor ne vetvete por vullneti per ta zbatuar ate realisht. Partia Socialiste eshte nje force moderne politike e cila i sheh zgjidhjet e problemeve te vendit brenda kuadrit kushtetues institucional ligjor por ngushtimi i hapesirave per opoziten e ka detyruar shpesh ate te ndermarre hapa drastike. Gjithsesi ne kemi bindjen se ndonese qeveria ende ruan ne leter legjitimitetin juridik te pakten deri ne 21 janar se pas kesaj date edhe kjo vihet ne dyshim ajo ka humbur teresisht kredibilitetin politik.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›