Sot skadon afati per pergjimin e telefonave

TIRAN- Dita e sotme pritet qe te jete edhe vendimtare per marrjen e listes se thirrjeve telefonike qe Komisioni Hetimor i Partise Demokratike ka kerkuar nga kompanite e telefonise. Sot eshte dita e fundit e kerkeses per tabulatet e krereve te shtetit dhe deputeteve te Partise Socialiste por asnje prej kompanive nuk e ka bere nje gje te tille.
Juristet qe kane komentuar ligjin kane shpjeguar se dorezimi i tabulateve tek komisioni hetimor i PD-se shkel privatesine e individeve. Pikerisht kesaj i druhen edhe kompanite e telefonise pasi mund te humbasin besimin e klienteve te tyre. Kerkesa per marrjen e tabulateve u paraqit nga deputeti Enkelejd Alibeaj i cili i la pese dite kohe kompanive private.
Komisioni qe do te hetoje ngjarjet e 21 janarit ku u vrane kater demonstrues dhe u plagosen me shume se 10 te tjere ka kerkuar tabulatet per drejtuesit me te larte te shtetit duke filluar qe nga presidenti Topi kryeministri Berisha kreu i opozites Edi Rama kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli listen e bisedave telefonike te kryeprokurores Ina Rama dhe kreut te SHISH-it Bahri Shaqirit.
Krahas tabulateve telefonike te autoriteteve te siperpermendur po me kerkese te deputetit Alibeaj ne kete liste u vendosen edhe emrat e 22 deputeteve te Partise Socialiste. Komisioni kerkoi gjithashtu te kontrolloje tabulatet telefonike te muajit janar dhe per kreun e PS-se se Tiranes Pjerin Ndreu.
Sipas anetarit te ketij komisioni Enkelejd Alibeaj kjo kerkese eshte e bazuar ne nenin 4 dhe 15 te ligjit per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore dhe e bazuar ne nenin 101 te ligjit per komunikimet elektronike.
Por kerkesa e Komisionit Hetimor eshte kundershtuar ashper nga opozita dhe nga faktori nderkombetar. Kerkesa per hetimin e tabulateve rindezi edhe luften midis mazhorances dhe presidentit Bamir Topi i cili se bashku me drejtuesit e institucioneve te pavarura eshte vene ne qender te sulmeve te kryeministrit Berisha.
Nepermjet Keshilltarit te tij Ligjor presidenti e cilesoi si antikushtetues Komisionin Hetimor. Sipas Keshilltari juridik Spiro Peci kerkesa e komisionit per skedaret telefonike eshte e jashteligjshme. Qe ne fillim deshiroj te theksoj qe Komisioni Hetimor ne kerkesen e vet eshte ne shkelje te hapur te ligjeve te ketij vendi.
Pa permendur Kushtetuten e Republikes apo Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut te cilat mbrojne te drejten e privatesise se shtetasve qofshin me funksione apo pa funksione shteterore publike apo politike por jane nje sere ligjesh specifike qe bejne te qarte paligjshmerine e kerkeses se Komisionit Hetimor-theksoi Peci. Mazhoranca nga ana e saj sqaron se Komisioni nuk ka per qellim zbardhjen e bisedave por vetem te tabulateve ne formen e skedareve.
1. Sali Berisha kryeminister i Shqiperise
2. Jozefina Topalli kryetare e Kuvendit
3. Bamir Topi president i Republikes
4. Lulezim Basha minister i Brendshem
5. Ina Rama prokurore e pergjithshme
6. Bahri Shaqiri drejtor i Sherbimit Informativ Shteteror
7. Ylli Alushi zevendesdrejtor i SHISH
8. Ndrea Prendi komandant i Gardes se Republikes
9. Edi Rama kryetar i Partise Socialiste
10. Fidel Ylli deputet
11. Bashkim Fino deputet
12. Paulin Sterkaj deputet
13. Tom Doshi deputet
14. Gramoz Ruci deputet
15. Namik Dokle deputet
16. Fatmir Xhafa deputet
17. Sajmir Tahiri deputet
18. Taulant Balla deputet
19. Ilir Gjoni deputet
20. Erion Brace deputet
21. Besnik Bare deputet
22. Ilir Beqja deputet
23. Dashamir Peza deputet
24. Arben uko deputet
25. Asllan Dogjani deputet
26. Ndue Kola deputet
27. Armando Prenga deputet
28. Gjok Jaku deputet
29. Spartak Ngjela kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi
30. Skender Gjinushi kryetar i Partise Socialdemokrate
31. Pjerin Ndreu kryetari i Partise Socialiste per Tiranen
SKANDALI
Komisioni kerkon edhe telefonat e shtepise
Komisioni Hetimor i Partise Demokratike per ngjarjet e 21 janarit nuk ka kerkuar vetem dorezimin e listes se thirrjeve telefonike te kryera nga telefonat celulare te krereve te shtetit dhe deputeteve te opozites por edhe te telefonave te shtepise.
Ne kerkesen e Komisionit saktesohen te gjithe komunikimet telefonike duke perfshire edhe numrat fiks. Kjo kerkese eshte cilesuar nga juristet si e papranueshme dhe me sfond denigrues pasi komisionit nuk ka se cfare i duhet se me ke kane folur familjaret e presidentit Topi kryeprokurores Ina Rama apo personaliteteve te tjera qe ndodhen ne liste.
Kreret e grupeve parlamentare do te diskutojne kalendarin per tre javet e ardhshme. Ne dyshim prania e opozites
Sot mblidhet Konferenca e Kryetareve per kalendarin
Diten e sotme pritet qe te mblidhet Konferenca e Kryetareve te grupeve parlamentare ne Kuvend e cila do te percaktoje edhe kalendarin tre javor te punimeve te Parlamentit. Mbledhja eshte percaktuar per ne oren 1200. Ende nuk dihet nese opozita do te marre apo jo pjese pasi deri me tani ka bojkotuar te gjitha takimet e perparshme.
Nje nga pikat qe mund te futet ne rendin e dites te Kuvendit pritet qe te jete edhe kerkesa qe kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani ka paraqitur per nxjerrjen ne pension te nenkryetares socialiste Deshira Subashi. Sipas tij ne baze te ligjit per Sigurimet Shoqerore Subashi ka plotesuar moshen e pensionit 60-vjec nderkohe qe vete nenkryetarja e kundershton vendimin duke sqaruar se gezon te njejtat privilegje si anetari i Gjykates se Larte qe del ne pension 65-vjec.
Ne kalendarin tre javor te punimeve pritet qe te rifuten edhe njehere Kodet te cilat kerkojne nje shumice te cilesuar. Vendimi i opozites per te mos votuar ligje te rendesishme e ka vendosur mazhorancen ne veshtiresi. Konferenca e Kryetareve perbehet nga Kryetari i Kuvendit e kryetaret e grupeve parlamentare dhe drejtohet nga Kryetari i Kuvendit.
Konferenca thirret nga Kryetari i Kuvendit ose me kerkesen e Keshillit te Ministrave apo te nje kryetari grupi parlamentar. Ne Konferencen e Kryetareve merr pjese edhe anetari i Keshillit te Ministrave i ngarkuar te mbaje lidhjet me Kuvendin.
Zevendeskryetaret e Kuvendit dhe kryetaret e komisioneve te perhershme te Kuvendit mund te ftohen per te marre pjese ne Konferencen e Kryetareve.