E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaj PD ka humbur identitetin

Besnik Mustafaj Qendrimet e qeverise nga nje ekstrem ne tjetrin dukshem populiste per interesa momentale kane dobesuar lidhjet me shtresat tradicionalisht perkrahese te PD-se. Duhet lejuar dhe respektuar mendimi ndryshe brenda partise

TIRAN- Besnik Mustafaj nje nder themeluesit dhe figurat kryesore te Partise Demokratike ka pohuar dje se PD ka humbur identitetin e saj dhe se ka nevoje urgjente per tu demokratizuar. Duke kritikuar rolin e liderit Mustafaj ka kerkuar rritjen e demokracise brenda partise dhe lejimin e mendimit ndryshe. Deri me tani Mustafaj eshte nder te vetmit anetare te kryesise se PD-se qe kane nje mendim ndryshe.


Kjo eshte vene re edhe ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Kombetar ku platforma me kater pika e Besnik Mustafajit ka marre vetem dy vota ate te propozuesit dhe tjetren te Gazmend Oketes.


Nje nga pikat e platformes Mustafaj ishte zgjedhja urgjente e strukturave drejtuese te cilat kane shume kohe pa u riperterire. Ne memorandum theksohet se Keshilli Kombetar prej kohesh ka humbur funksionin e tij per shkak te mos mbledhjes cka ka shkaktuar sipas Mustafajt pasoja te dukshme negative ne permbushjen e misionit politik te PD-se. Mos mbledhja e Keshillit prej 14 muajsh ka bere sipas Mustafaj qe partia te kete me mandat te ligjshem vetem kryetarin e saj Berisha dhe nenkryetarin si kryetar i grupit parlamentar Astrit Patozin.


Gjithashtu eshte kerkuar edhe zgjedhje per Sekretarin e Pergjithshem nenkryetaret e Partise sekretaret funksionale kryetarin e Bordit Financiar te Partise Komisionin Qendror te Apelimit. Kjo eshte nje kerkese e vazhdueshme e ish-deputetit te kesaj force politike. Madje dje Mustafaj ka bere thirrje per nje realizimin e zgjedhjeve per strukturat brenda partise cka sipas tij do e pergatisnin PD-ne edhe per zgjedhje.


Pika e dyte e platformes lidhet me mbledhjen me te rregullt te strukturave partiake nje kritike e cila eshte pranuar edhe nga vete lideri demokrat. Berisha ka premtuar se ne vazhdimesi do te kete nje permiresim te situates.


Nderkohe pika e trete lidhet me rikthimin tek shtresat qe kane qene vendimtare ne jeten e kesaj partia si ish-te perndjekurit politik apo ish-pronaret. Ne memorandum kritikohet politika e ndjekur nga Partia Demokratike te cilat sipas tij kane larguar gradualisht kete te fundit nga identiteti i saj si parti e qendres se djathte.


Kjo justifikohet me faktin se jane iniciuar dhe po vazhdojne te iniciohen politika liberale dhe konservatore dhe ne te njejten kohe edhe qendrime ndaj prones apo politika sociale me permbajtje te paster te majte. Sipas Mustafajt keto luhatje dhe qendrime nga nje ekstrem ne tjetrin dukshem populiste per interesa momentale kane dobesuar lidhjet me shtresat tradicionalisht perkrahese te PD-se si ish te perndjekurit ish-pronaret dhe biznesin e madh.


Por pika edhe me e rendesishme e platformes se paraqitur nga ish-ministri i Jashtem Besnik Mustafaj eshte ajo per demokratizimin e jetes brenda Partise Demokratike. Ish-deputeti demokrat kerkoi respektimin e mendimit ndryshe brenda selise blu qe sipas tij do ti jepte nje tjeter imazh dhe fryme kesaj force duke e bere ate te ngjashme me simotrat e saj qe bejne pjese ne grupin e Partive Popullore


Zgjidhja sipas deputetit demokrat eshte diskutimi duke respektuar mendimin ndryshe qe do te sherbente per te terhequr e gjalleruar edhe kapacitetet e grupeve shoqerore dhe te grupeve te interesit jashte strukturave te partise qe presin nga PD te misheroje idealet per shtetin drejtesine dhe lirine e tregut e prones.


Mustafaj nje nga themeluesit e kesaj force politike i cili eshte njohur gjithmone edhe si nje nga miqte me te ngushte te kryeministrit Berisha deri ne momentin e prishjes se marredhenieve me njeri-tjetrin vitet e fundit ka akuzuar liderin demokrat per mungese demokracie te strukturave te PD-se. Bashke me Aleksander Biberajn ish-deputeti demokrat ka qene nje nga mbeshtetesit kryesore te mbledhjes se Keshillit Kombetar dhe te riperteritjes se strukturave drejtuese.


Platforma Mustafaj

1. Zgjedhja urgjente e strukturave drejtuese
2. Rikthimi i Partise Demokratike tek identiteti i saj si parti e qendres se djathte dhe tek shtresat qe e mbeshtesin tradicionalisht
3. Demokratizimi i jetes brenda partise. Respektimi i mendimit ndryshe
4. Mbledhja e rregullt e strukturave


Zgjedhja e strukturave


Duke marre shkas edhe nga platforma e anetarit te Keshillit Kombetar Besnik Mustafaj procesi i zgjedhjes se strukturave pritet qe te realizohet pas zgjedhjeve vendore te 8 majit. Ne mbledhjen me dyer te mbyllura ministri i Financave dhe nje nga figurat kryesore te kesaj force Ridvan Bode ka folur per organizimin e strukturave per zgjedhjet vendore prej te cilave na ndajne vetem tre muaj. Deputeti Bode pohoi se shume shpejt do te nise puna per verifikim e emrave qe do te jene kandidatet e mazhorances perballe atyre te opozites ne zgjedhjet vendore.


PD mbledh Keshillin Kombetar

Pas me shumese nje viti Partia Demokratike mblodhi Keshillin Kombetar per te diskutuar per pergatitjen per pergatitjen e zgjedhjeve vendore. I gjithe takimi zgjati per rreth 120 minuta ku nje ore ka zgjatur vetem fjala e kryeministrit per mediat nderkohe qe ne pjesen me dyer te mbyllura kane folur edhe anetare te tjere.


Pika me e rendesishme ka qene paraqitja e nje platforme nga anetari i Partise Demokratike Besnik Mustafaj. Platforma e ish-ministrit te Jashtem permbante kater pika te cilat kishin si synim demokratizimin e jetes se brendshme te partise por qe nuk ka mundur te gjeje mbeshtetjen edhe te anetareve te tjere te Keshillit te pakten nepermjet votave.


Per kreun e PD-se hetimi i 21 janarit po pengohet nga kryeprokurorja dhe Presidenti i Republikes
Berisha sulmon Ramen dhe Topin


Kryeministri Berisha ne fjalen e tij sulmoi serish kryeprokuroren Ina Rama dhe kreun e shtetit Bamir Topi. Kreu demokrat deklaroi pa pranine e mediave se e verteta per ngjarjet e 21 janarit po pengohet nga Prokurorja e Pergjithshme dhe nga Presidenti. Me kete qendrim ai e ka larguar perfundimisht ish-nenkryetarin e tij nga cdo lidhje te mundshme me Partine Demokratike.
Ne mbledhjen e Keshillit Kombetar kryeministrit Berisha foli edhe per zgjedhjet lokale te 8 majit.


Une kam besimin me te madh se Partia Demokratike do te perzgjedhe kandidaturat per kryetare te bashkive dhe komunave per qeverisjen vendore. Shkojme ne keto zgjedhje te sigurt ne fitore te thelle dhe te merituar sepse kam besimin se e tere anetaresia e PD-se mbeshtetesit dhe simpatizantet e saj do te perzgjedhin kandidaturat per kryetar te bashkive dhe komunave nga burrat me te mire me te zote e me te ndershem me nje program te qarte per zhvillimin e vendit dhe me nje koalicion te konsoliduar-tha Berisha.


Duke sulmuar opoziten dhe drejtuesit e saj te cilet sipas kreut te qeverise tentuan qe te rrezojne me dhune qeverine Berisha renditi ato qe ai i quan si arritje te qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›