E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama homazh ne familjen e viktimes

/ /

Pervec familjareve dhe simpatizanteve te opozites ne aeroportin e Rinasit kishte dale dhe kryetari i PS-se Edi Rama dhe pjesa me e madhe e deputeteve te grupit parlamentar socialist. Trupi i Nikes u kthye nga nje spital ne Ankara te Turqise ku e kishin cuar per nje trajtim me te specializuar pasi qe nga data 21 janar ai ndodhej ne gjendje kome pas plumbit te marre ne koke. Homazhet e para per 36-vjecarin nga fshati Manati i Lezhes u zhvilluan ne Rinas ku qindra te ardhur nga Tirana pershendeten familjaret e tij. Kreu socialist Rama dhe deputetet socialiste ngushelluan familjaret e Nikes e me pas vargu i gjate i makinave u nis drejt fshatit te tij te lindjes trupin e pajete te te cilit e prisnin dy femijet e tij. Ceremonia e varrimit te Nikes do te zhvillohet sot rreth ores 1300 dhe pritet qe aty te jete i pranishem dhe kreu socialist e grupi i deputeteve te PS-se. Ne te gjitha veprimet aeroportuale por dhe ne organizimin e ceremonise se homazhit jashte aeroportit te Rinasit binte ne sy angazhimi i deputetit Xhovalin Kadeli dhe deputeteve te tjere te qarkut Lezhe. Dje para mberritjes ne Rinas kryetari socialist Edi Rama i shoqeruar nga nena e tij Aneta dhe bashkeshortja Linda ka vizituar familjen Deda ne Laknas te Tiranes per te shprehur ngushellimet per humbjen e djalit te tyre Hekuran Dedes 32 vjec babai i dy femijeve emigrant i kthyer para dy muajsh per shkak te papunesise atje dhe ende i papune ketu.

PS Burgaj nuk tregoi se kush urdheroi vrasjet

Deputeti socialist Pirro Lutaj akuzoi dje drejtorin e pergjithshem te Policise se Shtetit se nuk tha te verteten e ngjarjeve te 21 janarit ne Tirane. Drejtori kukull qe drejton sot Policine e Shtetit nen influencat politike te Sali Berishes e Lulezim Bashes dhe qe deponon paturpesisht perpara Komisionit Hetimor se demonstruesit para Kryeministrise nisen goditjen e forcave te rendit nuk thote asnje fjale se kush e dha urdhrin qe te derdhet ne menyre te papergjegjshme gazi lotsjelles mbi demonstruesit paqesore e te pambrojtur shume nga te cilet nuk kishin mberritur ende perpara Kryeministrise u shpreh Lutaj. Deputeti socialist e quajti mashtrim deponimin e Burgajt ne komisionin hetimor se policia kishte informacion se ne 21 janar do te kishte grumbullime te personave me precedente penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›