Gjoni: Ligji për SHISH, përpjekje e rrezikshme
Në një konferencë shtypi, deputeti Ilir Gjoni ka shpjeguar se pse ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën.
Sipas tij, ndryshimet prekin katër nene thelbësore te ligjit aktual dhe konkretisht: detyrat e SHISH, ato të Drejtorit të tij, statusin e drejtuesve, si dhe bashkëpunimin e këtij shërbimi me ato partnere. “Propozimi tjetër, për t’u shtuar në paragrafin c të këtij neni, se SHISH ngarkohet me detyrë të mbështesë veprimtarinë e forcave policore dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, për parandalimin e krimeve të rënda, është edhe më i panevojshëm, formal dhe me pasoja negative.
Ai synon ta vendos SHISH-in nën vartësinë e Policisë. Këto dy shërbime, kanë objekt pune të ndryshme dhe të pa varura nge njëri tjetri. Ligji ekzistues e parashikon qartë, bashkëpunimin e SHISH me institucionet e tjera, përfshi këtu edhe Policinë”, sqaroi deputeti socialist. Ai shtoi se ky ligj, komprementon rëndë pozitat e kryeministrit, pasi ai kërkon të mare kompetencat e Drejtorit të SHISH. Ai ka kundërshtuar nenin pesë, paragrafi a, ku Drejtori i SHISH është përgjegjës për operacionet e Shërbimit Informativ të Shtetit.
“Vendosja e afatit të qëndrimit në detyrë prej pesë vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje edhe një herë, të drejtorit dhe Zëvendësdrejtorit të SHISH, tregon qëllimin e vetëm dhe të vërtetë të këtij projekt ligji, në plotësim të dëshirave të Z. Berisha. Ai edhe në bazë të ligjit aktual, i ka të gjitha të drejtat, për të ndërprerë qëndrimin në detyrë të Drejtorit të SHISH dhe zëvendësit të tij, pasi sipas nenin 4 ka shërbim, si institucion qendror, varet nga Kryetari i Këshillit të Ministrave”, tha më tej Gjoni.