Gjoni: Lironi Koliqin ose bojkotojmë

Trajneri i Burrelit, Vladimir Gjoni, kërkoi lirimin e presidentit Murat Koliqi, duke deklaruar se njëshi i matjanëve nuk ka gisht në dhunimin e vëzhguesit Sazan Velçani pas takimit Sopoti-Burreli (1-0, Kategoria e Parë).
“Nëse nuk lirohet, atëherë matjanët do të protestojnë dhe do të bojkotojnë kampionatin”. Velçani pas goditjes nga Koliqi ra pa ndjenja, ndërkohë që ky i fundit u arrestua nga policia.
Sipas Gjonit, gjyqtarët janë paguar nga Elbasani për fitoren e Sopotit, në mënyrë që fundjavë Burreli të fitonte me Lushnjën. Kryesori akordoi një penallti në favor të Sopotit.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 26 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili