E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korabi fiton 4-1 me Çlirimin

Korabi fitoi 4-1 ndeshjen e prapambetur me Çlirimin, takimi i vlefshëm për Kategorinë e Dytë, Grupi i Veriut. Bitri (25’), Laçi (44’), Brahasani (50’) dhe Doçi (55’) i çuan shifrat në 4-0 për formacionin dibran të drejtuar nga Kallaverja, ndërkohë që Kollozi i Çlirimit shënoi golin e nderit në minutën e 91-të.

Grupi i Veriut kryesohet pas 17 javësh të luajtura nga Mamurrasi me 40 pikë, i ndjekur nga Tërbuni me 36 pikë.

Në Grupin e Jugut kryeson Albpetrol i Patosit me 37 pikë, i ndjekur nga Vlora me 36 pikë, por kjo e fundit ka nëj ndeshje më pak.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 26 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›