E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoni Policia nuk u tregua e paanshme per ngjarjen

Akuza

Ne nje prononcim per Shqip deputeti Ilir Gjoni thekson se ai kishte depozituar nje padi per incidentin e ndodhur dy dite me pare prane zyres se tij elektorale. Sipas Gjonit kishte qene ai qe lajmeroi ne vendngjarje edhe forcat e policise te cilat sipas tij nuk u treguan te paanshme gjate procesit te pare te shpjegimit te situates. Gjithsesi Gjoni thekson se padia ne polici per kete ceshtje kishte ardhur per shkak se ai e ndiente detyrimin e denoncimit te ketyre rasteve per te dhene edhe nje kontribut qe ato te mos perseriteshin me. Padine nuk e bera per arsye personale por per te denoncuar nje rast te tille ekstrem ne menyre qe ai te mos ndodhe ne te ardhmen deklaroi Gjoni duke shtuar se padia ka qene nje detyrim perkundrejt grupit te tij parlamentar. Sipas Gjonit tashme ka ardhur momenti qe njeriu me te cilin ai u konfrontua te merrte denimin e merituar ne menyre qe te mos provonte me te kryente akte te tilla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›