E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto Mesazhi i nderkombetareve eshte qe Shqiperia te respektoje ligjin

Ministri i Jashtem

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto deklaroi per mediat rruget qe Shqiperia duhet te ndjeke pas apelit te nderkombetareve drejtuar Shqiperise per periudhen pas zgjedhjeve si dhe ne lidhje me mesazhet qe ai ka marre ne forumin BE-Ballkani Perendimor qe u zhvillua ne Luksemburg. Ne nje konference per shtyp te zhvilluar pas ketij forumi zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Haxhinasto theksoi se ishte pikerisht ky mesazh qe Shqiperia duhet te respektoje ligjin duhet te respektoje institucionet e saj per te mbyllur me sukses procesin zgjedhor dhe me pas te angazhohet ne nje reforme zgjedhore e cila te arrije te permiresoje te gjithe ato standarde qe jane vene re ose qe jane treguar nga rekomandimet e raporteve te OSBE/ODIHR-it por dhe nga vete praktika se si u zhvilluan keto zgjedhje te fundit. Ne lidhje me kerkesen e PS-se per Komisionin e Venecias Haxhinasto tha se ceshtja e sherbimeve te Komisionit te Venecias ka te beje me legjislacionin qe do te amendohet pra me Kodin Zgjedhor qe do te amendohet per zgjedhjet e vitit 2013. Besoj ka qene e qarte dhe ne letren e dyte qe sekretari i pergjithshem i Keshillit te Europes ka derguar e ka sqaruar ambasadoren tone perfaqesuesen tone ne misionin tone ne Keshillin e Europes. Por kjo ishte shume e qarte edhe ne permbledhjen qe beri komisioneri Fule por shihet qarte edhe ne konkluzionet e ketij takimi te rendesishem deklaroi Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›