Topi-Sequi Te rivendoset menjehere dialogu politik
Nje dite pas mbledhjes se ministrave te Jashtem te 27 vendeve te Bashkimit Europian ne Tirane ka nisur nje aktivitet diplomatik intensiv. I derguari i Brukselit zyrtar ne Shqiperi ambasadori Ettore Sequi eshte takuar me Presidentin e Republikes Bamir Topi duke e konsideruar si nje institucion garantues dhe mbi palet. Takimi eshte zhvilluar me dyer te mbyllura por sic theksohet ne njoftimin zyrtar te zyres se shtypit Presidenti i Republikes Bamir Topi zhvilloi nje takim pune ne zyren e tij me kreun e Delegacionit te Bashkimit Europian ne Tirane Ettore Sequi gjate te cilit shkembyen mendime per situaten paszgjedhore te krijuar ne Shqiperi duke shprehur edhe shqetesimin e perbashket per tejzgjatjen e perfundimit te procesit. Presidenti Topi pasi vleresoi deklaratat e fundit te baroneshes Ashton komisionerit per Zgjerim Fule dhe konkluzionet e ministrave te Jashtem te Bashkimit Europian ndau me ambasadorin Sequi te njejtin qendrim te palekundur se ne kete situate eshte e domosdoshme nisja e menjehershme e dialogut politik mes paleve dhe rivendosja e bashkepunimit produktiv institucional. Ai theksoi gjithashtu se kjo do te ishte deshmia me e mire e maturise qe klasa politike mund ti jape popullit te saj dhe bashkesise nderkombetare per angazhimin dhe vullnetin real per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Ne kete pike ambasadori Sequi vuri ne dukje faktin se Europa e Bashkuar eshte e ndertuar mbi bazen e institucioneve prandaj per te eshte shume e rendesishme qe te respektohen institucionet e pavarura kushtetuese. Kryetari i shtetit u shpreh se vetem zgjidhjet institucionale te ardhura permes dialogut politik dhe marreveshjes ne respekt te Kushtetutes ligjit dhe institucioneve te pavarura ne vend do tu sherbenin interesave te qytetareve shqiptare dhe aspirates se tyre per nje te ardhme sa me te aferme ne familjen europiane. Presidenti Topi theksoi ne kete takim pune se Bashkimi Europian vleresoi maksimalisht qytetaret shqiptare dhe sjelljen e tyre. Presidenti ritheksoi gjithashtu se klasa politike duhet te arrije ne te njejtat standarde. Ka ardhur koha te kalohet nga fjalet dhe premtimet pafund te politikaneve ne vepra konkrete ne sherbim te interesave madhore te Shqiperise dhe popullit shqiptar.