Gjoni: Qeveria po cenon të drejtat e ushtarakëve

Për deputetit, Ilir Gjoni, akti normativ i miratuar ditë më parë nga Ministria e Financave, është i pa justifikuar ligjërisht dhe se qeveria cenon të drejtat e kësaj shtrese të fituara edhe më ligj.
Për këtë arsye- sqaroi deputeti i opozitës-ministri i Financave, se vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese si jo logjik dhe se nuk do të zbatohet.
“Shfrytëzimi për efekte politike që Sali Berisha e Jozefina Topalli i bënë ushtrisë gjatë këtyre javëve të fundit për kontributin e pamohueshëm dhe vendimtar që ata dhanë gjatë përmbytjeve është në proporcion të zhdrejtë me kujdesin që qeveria duhet të tregonte ndaj tyre. Kjo qeveri i sheh ushtarakët tanë si një limon i cili pasi shtrydhet për interesa politike mund të flaket tej e nëpërkëmbet”, theksoi Gjoni.
Më tej, ai tha se Partia Socialiste e Shqipërisë garanton të gjithë ushtarakët e ish-ushtarakët se ajo do të bëjë maksimumin e saj në mbrojtje të interesave të tyre duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat demokratike.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë shoqatave të ushtarakëve që të protestojnë ndaj kësaj padrejtësie politike e juridike dhe të refuzojnë të pranojnë çdo thërrime që qeveria përpiqet tu japë duke kërkuar me ngulm të drejtat e tyre”, përfundoi deklaratën deputeti i Opozitës. /Saimir Lleshi/Start/
2010-12-13 16:46
[