E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Qeveria e angazhuar për pasojat e përmbytjeve

Kreu i METE-s, ishte i pranishëm sot në një konferencë të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, ku ka falënderuar të gjithë sipërmarrësit për bashkëpunimin dhe solidaritetin që shfaqën gjatë kësaj situate të vështirë për zonat veri-perëndimore të vendit.

“Sipërmarrësit tanë kanë treguar një përgjegjësi të jashtëzakonshme sociale gjatë këtyre ditëve. Shumë sipërmarrës të kompanive të ndërtimit kanë punuar dhe ndihmuar duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të tyre në mbrojtjen e argjinaturave, si në rastin e argjinaturës së Torovicës dhe kanë treguar një shpirt të jashtëzakonshëm sakrifice dhe solidariteti, që përveç se tregon pjekurinë e sipërmarrjes shqiptare tregon edhe humanizmin e kësaj sipërmarrjeje që çmohet shumë nga qytetarët në zonat e përmbytura”, u shpreh Meta.

Sipas tij, “situata nga përmbytjet është nën kontroll të plotë dhe ka një administrim efikas të saj. Falë këtij organzimi nuk kemi pasur bilanc negativ për sa i takon jetës së banorëve ". /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-13 17:04
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›