E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoni Shtetesia ekonomikekerkon 84 vota PS se voton

Te tjera rreth shkrimit Tritan Shehu Eshte gjetje TIRANE- Ndryshimi i ligjit per shtetesine per tu dhene mundesine shtetasve te huaj qe te investojne mbi 100 mije euro ne Shqiperi qe ta marrin ate smund te ndryshohet pa 84 vota parlamentare. Ilir Gjoni ish-minister i Rendit ne vitin 2002 aktualisht deputet i Partise Socialiste dhe nenkryetar i komisionit parlamentar te Sigurise eshte shprehur se per te bere ndryshimin e deklaruar Kushtetuta parashikon vetem konsensus parlamentar. Duke argumentuar kundershtite ndaj nismes per ndryshimin e ligjit Gjoni thote se ky konsensus nuk do te ekzistoje per rastin ne fjale. Duke argumentuar me tej arsyet e kundershtimit Gjoni thote se miratimi i kesaj nisme do te ndikonte negativisht ne imazhin e vendit dhe ne sigurine qe ofrohet. Ndryshimi i ligjit per shtetesine u paralajmerua nga kryeministri Berisha i cili e argumentoi nismen si nje shtyse per nxitjen e investimeve te huaja ne vend. Sipas kryeministrit shtetesia ekonomike do tu mundesoje te huajve qe investojne ne nje vlere 100 mije euro te zhvillojne lirisht aktivitetin ekonomik ne Shqiperi.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›