E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjrokastër, zbulohet një depo municionesh

Specialistët e Policisë Kriminale të  Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një sasi të madhe municionesh të cilat ishin të fshehura në një tunel,   kanë ushtruar një kontroll mbi  lagjen SMT të qytetit Gjirokastër, në tunelet e ish repartit ushtark “Ish Brigada e 5-të” në vendin e quajtur Leknjas.Si rezultat i këtij kontrolli në brendësi të njërit prej këtyre tuneleve është bërë e mundur evidentimi i një sasi të madhe municionesh luftarake shumë të rrezikshme  dhe konkretisht: 10 arka druri në të cilat kishte në çdo arkë 4 predha Kundra Tank model 69, gjithsej 40 copë predha, 10 arka druri , në të cilat kishte nga 20 copë Granta dore mbrojtësë (difensive),gjithsej 200 copë; 10 arka druri në të cilat kishte nga 2 kuti metalike në të cilat kishin fishek luftarak  model 56, gjithsej 10800 copë; 20 kuti plastike ku çdo kuti kishte nga 10 ndezësa të këtyre granatave, gjithsej 200 copë ndezësa12 krehëra të mbushur me fishekë model 56 , gjithsej 380 fishekë.

Armatimi i gjetur  gjithësej ishte: 40 perdha kundra tank model 69, 200 granata dore mbrojtëse (difensive), 11.180 copë fishekë  luftarak model 56, 200 copë ndezësa të këtyre granatave, 12 krehëra fishekësh model 56.

Sasia e armatimit është transportuar nën masa sigurie për në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.Policia po punon për të evidentuar dhe kapur poseduesit  e mundëshëm të këtyre  municioneve luftarake.Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër i bën thirrje edhe njëherë komunitetit që të bashkëpunojë me policinë për evidentimin dhe grumbullimin e të gjithë municioneve luftarake të mbetura që prej vitit 1997, pasi këto municione janë një rrezik potencial për jetën e banorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›