E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbingarkohet trafiku nga kthimi i emigrantëve

Efektivat e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës vazhdojnë të përballen aktualisht me një fluks të rënduar të automjeteve të cilët udhëtojnë jo vetëm në rrugët kombëtare në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës por edhe në rrugët dytësore. Kthimi i emigrantëve për pushime nga Greqia ka bërë që blutë e rrugorës të përballen më nje fluks në rritje të automjeteve që udhëtojnë nga doganat e Kakavijes dhe Çarçoves në drejtim të zonave të tjera të vendit. Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Policisë në Gjirokastër vetëm gjatë muaji korrik 2008 dhe ditëve të para të gushtit nëpërmjet doganës së Kakavije kanë hyrë nga Greqia në territorin shqiptar rreth 30 mijë automjete. Një fluks i tillë trafiku ka rritur ndjeshme ngarkesën e lëvizjes në rrugët kombëtare, Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije apo Përmet-dogana e Tri Urave. Vetëm gjatë muajit korrik nga ana e  seksioneve të Policisë së Qarkullimit Rrugor në Komisaritet e policisë të Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës janë vendosur në total 1.478 masa administrative, janë bllokuar 10  automjete dhe janë hequr 38 leje drejtimi. Me qëllim shmangien e aksidenteve automobilistike kryesisht tek emigrantët që kthehen për pushimet verore, përgjatë rrugëve kombëtare të Qarkut blutë e rrugores kanë ngritur një sërë postblloqesh të lëvizshme me qëllim mbajtjen nën kontroll të trafikut të rënduar të lëvizjes së automjeteve. Ndërkohë punonjësit e qarkullimit rrugor kanë shpërndarë edhe materiale të ndryshme informuese si fletëpalosje, postera etj me qëllim që drejtuesit e mjeteve dhe kryesisht emigrantë të njihen me ndryshimet e reja ligjore në Kodin Rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›