E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet me armë filiali i bankës Komerciale në Shkup

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur sot filialin e bankës Komerciale në lagjen “Gjorçe Petrov”, në Shkup. Lajmi është njoftuar nga MPB.

Sipas policisë grabitësit kanë hyrë në bankë dhe me armë kanë kërcënuar të punësuarit se, do t’i vrasin nëse nuk i dorëzojnë parat.

Pasi kanë kryer akcioni, ata menjëherë kanë ikur në drejtim të panjohur.

Në vendgjarje shkuan ekipet e policisë së Shkupit, grupi hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalistike të cilët punojnë për të mundësuar grumbullimin dhe marrjen e të gjitha provave, me synim identifikimin dhe dokumentimin ligjor të kësaj vjedhje. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›